Home Aktualitet Leticia ka mohuar të ketë qëlluar direkt mbi Mentor Doçin

Leticia ka mohuar të ketë qëlluar direkt mbi Mentor Doçin

722
0

Italiani-Salvatore-LetiziaSalvatore Leticia, i dyshuar si pjesë e familjes mafioze “Camorra” në Itali, duket se po tenton me çdo kusht të shfajësohet përballë autoriteteve të drejtësisë në Shqipëri. Ai ka pranuar para hetuesve se ka qenë në vendin e ngjarjes, duke ndihmuar Besnik Sulkun, për të marrë gjakun e të vëllait, Durimit që ishte vrarë në Holandë, por nuk ka qëlluar në drejtim të Mentor Doçit (Lufit).

“Me Besnik dhe Durim Sulkun kam njohje shumë të hershme. Pas vrasjes së Durimit në Holandë, Besniku më kërkoi ta ndihmoja që të merrte hak për vëllain e vrarë”, ka shpjeguar Leticia. Ai ka rrëfyer me detaje zanafillën e njohjes me dy vëllezërit, “vizitat” e tij të shpeshta në Shqipëri, problemet që ka pasur në vendin e tij, si dhe ka shpjeguar masakrën e 27 majit. Por, ai ka mohuar të ketë qëlluar direkt mbi Mentor Doçin (Lufin), fakt që pritet të vërtetohet pasi prokurori i Krimeve të Rënda, Gentian Trenova, të ketë në duar ekspertizën e tri predhave të gjetura në trupat e tre viktimave.

“E kemi ndjekur mentorin dhe menjëherë sapo është ngjitur në makinë dhe ka nisur lëvizja i jemi afruar për ta qëlluar. Besniku qëlloi në drejtim të tij. Mua më përplasi një makinë dhe për momentin rashë. Kur u ngrita, pashë dikë që po ndiqte Besnikun dhe teksa largohesha me vrap, kam qëlluar në ajër”, ka shpjeguar Leticia. Mandej ai ka thënë se për të humbur gjurmët nga policia ka hedhur armën në një shkurre pranë hotelit dhe ka shpresuar se do të mund të largohej, por është ndaluar.

Pavarësisht dëshmisë së Leticia-s, shumë momente për prokurorinë mbeten të paqarta. Aktualisht ndaj shtetasit italian rëndon akuza e vrasjes për gjakmarrje, kryer në bashkëpunim, por hetimet ka shumë gjasë të nxjerrin në dritë fakte të tjera, që mund ta rëndojnë jo pak pozitën e tij dhe të dy vëllezërve Markeljan e Klejvi Doçi. Prokuroria e Krimeve të Rënda nuk ka mundur të hedhë dritë mbi motivin e vërtetë të përplasjes. Nëse do të zbardhej ky moment, atëherë shumë pikëpyetje do të merrnin përgjigjet e duhura. Duket se “çelësi” në këtë histori janë miqtë e Mentor Doçi (Lufit), që u gjenden në tavolinë me të dhe u larguan pa rënë pre e atentatit. Mentor Doçi (Lufi) u ekzekutua bashkë me mikun e tij, Gerti Goxhaj, pasditen e 27 majit përballë Fakultetit të Shkencave të Natyrës. Sipas prokurorisë, Doçi u qëllua nga dy persona të identifikuar si Salvatore Leticia dhe Besnik Sulku. Sipas policisë, njëri prej nipave të Mentor Doçit, Markeljan Doçi, pasi përplasi me makinë Salvatore Letician, ndoqi nga pas dhe qëlloi mbi Besnik Sulkun

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here