Home Aktualitet Nis aksioni per pastrimin e liqenit te Fierzes

Nis aksioni per pastrimin e liqenit te Fierzes

1076
0

ndotje-fierzeAksioni në terren për pastrimin e mbetjeve nga ujërat e liqenit të Fierzës më në fund është konkretizuar ditën e sotme. Rreth 1000 forca, nxënës shkolle, punonjës, qytetarë, etj; i janë bashkuar aksionit për pastrimin e liqenit nga mbeturinat. 30 varka do të përdoren për mbledhjen e mbetjeve nga sipërfaqja e liqenit, dhe me anë të 10 automjeteve do të çohen në vendgrumbullime të caktuara.

Pas dy ditë verifikimesh nga grupet e task-forcës në terren lidhur me mënyrën e veprimit për largimin e mbetjeve nga liqeni, ka nisur puna për pastrimin e rreth 25 kilometra katrorë.

Niveli i ndotjes në ujërat e liqenit të Fierzës është në nivele alarmante, ndaj kjo detyroi krerët e instancave vendore të ngrinin një grup pune për zgjidhjen e këtij problemi.

Ndotja e lartë në liqen është shkaktuar nga mbetjet që vijnë përmes ujërave të Drinit nga komunat e Prizrenit dhe Drenicës në Kosovë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here