Home Sport Lista e kandidatëve për FIFA Topin e Artë

Lista e kandidatëve për FIFA Topin e Artë

545
0

FIFA ka zbuluar listën e ngushtë prej 23 lojtarëve të cilët do të jenë në garë për të fituar çmimin më të çmueshëm individual të vitit për një futbollist, FIFA Ballon D`Or.

Siç edhe është pritur, në listë janë përfshirë dy prej futbollistëve më të mirë në botë dhe kandidatë kryesor për ta fituar çmimin, Lionel Messi i Barcelonës dhe Cristiano Ronaldo i Real Madridit.

Barcelona po ashtu ka numrin më të madh të nominimeve, tetë gjithsej nga 23 lojtarët, ndërsa Real Madridi ka pesë lojtarë. Lista po ashtu dominohet nga fituesit e Kupës së Botës 2010, spanjollët, me shtatë kandidatë për të fituar trofeun.

Fituesi i Copa America, Uruguai, ka dy lojtarë në listë, po aq sa Franca, Argjentina dhe Brazili, derisa Gjermania ka tre kandidatë.

Sulmuesi i Anzhi Makhachkala, Samuel Eto`o, është i vetmi lojtar afrikan që është përfshirë në listë, ndërsa Wayne Rooney është i vetmi anglez. Ky i fundit shoqërohet edhe nga një bashkëlojtar i tij te Manchester United, Nani.

Në listë nuk është përfshirë asnjë lojtar italian.

Nga lojtarët e nominuar 15 kanë luajtur në kampionatin spanjoll sezonin e kaluar, ndërsa pesë në kampionatin. Nga Premier Liga  megjithatë ka tre kandidatë për kategorinë e trajnerit të vitit, Sir Alex Ferguson i Manchester United, pastaj menaxherin i Chelseat, Andre Villas-Boas dhe ai i Arsenalit, Arsene Wenger.

Fituesi do të zgjidhet nga kapitenët dhe trajnerët e kombëtareve, krahas votave të përfaqësuesve të mediave ndërkombëtare të zgjedhura nga France Football. Lista do të ngushtohet në tre lojtarë më 5 dhjetor ndërsa fituesi do të zbulohet më 9 janar të vitit të ardhshëm në Zurich .

Fituesi i vitit të kaluar ishte Lionel Messi, i cili garoi me dy bashkëlojtarët e tij, Andres Initesta dhe Xavi Hernandez.

Lista e lojtarëve kandidat për FIFA Topin e Artë:

Spanjë: Iker Casillas, Cesc Fabregas, Andres Iniesta, Gerard Pique, David Villa, Xabi Alonso, Xavi
Gjermani: Thomas Muller, Mesut Ozil, Bastian Schweinsteiger
Francë: Eric Abidal, Karim Benzema
Argjentinë: Sergio Aguero, Lionel Messi
Portugali: Cristiano Ronaldo, Nani
Brazil: Dani Alves, Neymar
Uruguaj: Diego Forlan, Luis Suarez
Kamerun: Samuel Eto’o,
Angli: Wayne Rooney
Holandë: Wesley Sneijder

Lista e plotë e kandidatëve për çmimin Trajneri i Vitit:

Vicente del Bosque (Trajneri i kombëtares spanjolle), Sir Alex Ferguson (Manchester United), Rudi Garcia (Lille), Pep Guardiola (Barcelona), Jurgen Klopp (Borussia Dortmund), Joachim Low (Trajneri i kombëtares gjermane), Jose Mourinho (Real Madrid), Oscar Tabarez (Trajneri i kombëtares së Uruguait), Andre Villas-Boas (Porto, Chelsea), Arsene Wenger (Arsenal).

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here