Home Aktualitet 30 dite para statusit, Basha i çon mesazh militanteve

30 dite para statusit, Basha i çon mesazh militanteve

463
0

bazha-smsNjë muaj përpara marrjes së përgjigjes për statusin e vendit kandidat, Partia Demokratike organizon protestën përpara kryeministrisë. Sipas axhendës së BE-së për çështjen e integrimit të Shqipërisë, theksohet se në datën 3 qershor, Komisioni Europian do të zbardhi progres-raportin ndërsa në datën 4 qershor në Tiranë do të zhvillojë takimi i nivelit të lartë ku Komisioneri Fyle do të vijë në Shqipëri. Krahas kësaj, në datën 23 qershor, do të jepet edhe përgjigja për statusin nga ana e Këshillit Europian, një muaj pas protestës së organizuar nga PD. Kjo pasi ditën e sotme, në 23 maj PD organizon protestën e radhës përpara kryeministrisë me synimin për rrëzimin e qeverisë dhe bëhet 1 muaj pasi të jepet përgjigja finale nga BE-së për çështjen e statusit.

Organizimi
Protesta e Partisë Demokratike do të jetë më e organizuar se sa ajo e të enjtes e javës që lamë pas. Konkretisht Basha nisi turin e takimeve që të hënën që lamë pas me synimin e vetëm për të mbledhur sa më shumë militant për në protestë. Krahas kësaj, edhe strukturat e Partisë Demokratike kanë nisur që prej dy javësh punën për të afruar sa më shumë demonstrues përpara kryeministrisë. Protesta e sotme do të nis që në orën 10:00 me grumbullimi ne militantëve. Konkretisht autobusët nga rrethet do të nisen disa orë më parë me synimin e vetëm që në orën 10:00 të jenë në kryeqytet. Krahas kësaj, militantët e Tiranës do të mblidhen të gjithë në tri vende, tek sheshi “Skënderbej”, tek selia e demokratëve dhe tek çadrat e grevistëve të urisë.

Pasi grumbullimit të tyre, ata do të mblidhen të gjithë përpara kryeministrisë. Në bulevard do të jetë e ndërtuar një podium nga ku do të mbajë fjalën kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Krahas kryetarit, fjalën do ta marrin edhe qytetar të ndryshëm që do të hedhin akuza ndaj qeverisë. Slogani më i ri i dalë nga PD-ja është “Rama shko në shtëpi. Rama mbaj përgjegjësi”. Ndryshe nga protesta e datës 15 maj, këtë herë fjalën nuk do ta mbajnë deputetët e PD-së. por kjo protestë e Partisë Demokratike është një fotokopje e protestës së PD-së në datën 20 shkurt të vitit 2014.

Në këtë protestë foli vetëm Basha së bashku me disa protestues dhe asnjë person tjetër nga PD-ja. Kësisoj Basha ditën e sotme do t’i mohojë të drejtën e fjalës Sali Berishës, i cili në protestën e 20 shkurtit u pa shumë pasiv dhe shpërtheu një javë më vonë në seancën plenare të 27 shkurtit, ku për rreth 12 orë mbajti fjalime të stërgjata në Kuvend duke akuzuar mazhorancën për çdo gjë.

Basha SMS
Krahas kësaj, për mbledhjen e sa më shumë protestuesve, Basha i ka nisur një SMS të gjithë militantëve të Partisë Demokratike. Burime nga selia blu bënë me dije për gazetën “Shqiptarja.com” mesazhin telefonik të dërguar nga Basha. Konkretisht në të thuhej: “I nderuar anëtar i PD. dtën e premte në orën 11, te ftoj të manifestojmë kundër narkotrafikut me symbyllje dhe implikimin qeveritar. Ne nuk pajtohemi me kartelin e drogës dhe nuk do rrimë mënjanë kur vendi dhe e ardhmja jonë janë në rrezik. Bashkohu dhe ti me familjarët, miqtë dhe shokët e tu, me marshimin e madh popullor te protesta para kryeministrisë. Kundër drogës, Pro Shqipërisë europiane. Edi Rama në shtëpi. Me respekt, Lulzim Basha”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here