Home Politike Noka-Ramës: Të iku mbushja e hundës. Rama: Nuk ju merr askush seriozisht

Noka-Ramës: Të iku mbushja e hundës. Rama: Nuk ju merr askush seriozisht

490
0

rama-parlamentRreth mbrëmjes kryeministri Edi Rama ka shkuar në Kuvend për t’i kthyer përgjigje akuzave të opozitës në lidhje me drogën. Ai ka shkëmbyer akuza të forta me deputetin e PD-së, njëherësh ish-ministrin e Brendshëm Flamur Noka. Rama: Opozita tapë topi, Flamur Noka fatkeq, as flamur as shkop. Noka: Erdhe duke u dridhur, kruaje kokën se të iku mbushja e hundëve. Të ka ngelur në gojë shkopi im.

Duke iu drejtuar opozitarëve Rama tha se ata nuk i merr askush seriozisht dhe se do të donte që përballë të kishte një opozitë më të fortë.

“Nuk mendoj që luftoni për të bllokuar statusin e vendit kandidat, nuk do ta dëgjoni kurrë nga unë, unë mendoj që ju s’dini të bëni asgjë tjetër përveç kësaj, se ju jeni tapë në kuptimin e të dehurit se nuk ju ka dalë ende pija nga humbja dhe tapë në kuprtimin e tapës së topit. Sa më shumë flisini, më bën të kuptoj se qeverisët këtë vend pa pasur numrat e duhura, ju nuk arrini ta kuptoni sa shumë dëm i bëni përvecëse Kuvendit e politikës edhe vetes tuaj, se sa më shumë bëni sikur s’keni qënë në pushtet aq më shumë kohë do t’ju duhet që të tjerët t’ju marrin seriozisht, ju nuk merrni as njëri-tjetrin seriozisht”, tha Rama.

Kryeministri u shpreh më tej se shqiptarët e njohin shumë mirë opozitën e sotme dhe qeverinë e djeshme.

“Dilni vetë përditë dhe i thoni shqiptarëve kush jeni, i bëni të mos harrojnë kush jeni ju, ata nuk harrojnë dot se në çfarë derexheje e latë ju vendin. Provoni çdo ditë se kush jeni dhe pse nuk keni qënë kurrë shumicë reale në këtë vend. I jepni vetes një lloj dore të vecantë se po ju shkelen liritë, sa më të lirë ju, aq më rehat ne. Rehati ynë jo gjëja më e mire, se do na duhej një opozitë shumë e fortë. Shqiptarët ju mbajnë mend mirë. Nuk e mendojmë ta quajmë presidentin horr bulevardi, prokurorin e përgjithshëm lavire, jo më ti themi”.

Më tej kryeministri i ka kërkuar opozitës që të ndajë se me kë është me policinë apo me trafikantët e drogës. “Janë javët e një jete surreale. Takohemi me partnerët dhe marrim përgëzime, inkurajime, mbështetje për atë që ju doni të ngrini popullin në këmbë. Pikërisht për atë. Nuk janë përgëzime inkurajime dhe mbështetje që kanë të bëjnë me shkëmbimet miqësore por vijnë si rezultat i rezultateve konkrete që ne kemi arritur. Rezultatet flasin vet. Ne e kemi rregull qe nuk flasim keq për ju tek të tjerët sepse nuk kemi mendimin qe kishit ju që ishit qendra e botës. Si është e mundur. Ju mbyti droga e kapur? Çfarë keni ju me drogën e kapur pse ju shqetëson droga e kapur. Si e keni ju hallin qe po kapet kaq shumë drogë. Vetëm në prill të këtij viti janë proceduar 30% më shumë trafikantë. Është rritur sasia e kokainës së kapur. Nuk hynte kokainë në kohen tuaj? Në kohën tuaj hynte po nuk dilte mbetej brenda. Sa për Lazaratin mos e prekni atë kështjellë se ngatërrohet puna. Çfarë revolte keni revoltën e kultivuesve apo të antidrogës. Ndaheni këtë. Jeni me Dashon apo jeni me policinë. Jozefinë ulu se dhe pak kam unë dhe të erdhi koha me gridfërue se tani të ka dalë një konkurrente e fortë nuk di si do ja bësh. Për gomonet që kapen në Itali duhet përmbysur qeveria në Shqipëri? U konfirmua që gomonia shkonte nga Greqia në Itali. Dikush tjetër tha një gjë akoma më fantastike sot që në Shqipëri droga ka thyer ekuilibrat e politikës së jashtme. Merrni dhe ju atë pjesë të meritës që ju takon për statusin kandidat dhe mos u vetëdiskreditoni. Jeni në gjendje shumë të rëndë dhe vazhdoni që doktorin ta keni pacientin më të madh. Ne ju duam këtu ju duam sa më pranë vendit si opozitë dhe do bëjmë çmos që t’ju duam gjithmonë pavarësisht që ju gjithmonë do bëni çmos të na zhgënjeni në çdo shprehje dashurie.”

Nuk munguan as replikat me deputetin Flamur Noka. Ky i fundit e akuzoi Ramën se i ka humbur mbushja e hundëve, ndërsa kryeministri e quajti fatkeq, pasi nuk ishte as flamur dhe as shkop.

Noka: Kishte humbur gjithë ditën, erdhi tha se ne kemi abuzuar. Ta kemi thënë gjithë ditën dhe po ta themi prapë anijet dhe avionët nuk kalojnë dot vetëm si mushkat me drogë. Ti sole tritolin që ditën e parë që erdhe në qeveri.E kuptoj pse erdhe i dridhur, i zverdhur duke u kruajtur se u kap drogë në Ekuador, i iku mbushja e hundëve, ndaj erdhi sot se nuk e kishte marrë dozën, ndaj bëlbëzonte, kruante kokën dhe hundët.
Rama: Parafolësit ja kam shpjeguar që është fatkeq është as flamur as shkop, vetëm ti je se ka flamur me shkop dhe shkop pa flamur. Mos e co deri tek unë atë punën e drogës se do të dalë keq, kur të dale. Unë mendoj që përderisa kjo gjë ndodh edhe në vende të BE sigurisht kurrë nuk ka ndodhur sic e thatë ju cdo natë në orën 8, ngrihen avionë nga Divjaka, aty ngrihen mushkonjat. Ju siguroj që mund t’ju duhet që të jepni llogari për gjithë këtë siguri të madhe që keni, sepse me sa duket këtë punën e avionëve nuk e keni pasur nga sms por nga eksperienca. Koha do tregojë plot gjëra për ne dhe për këtë çështje, ka një ndryshim shumë të madh se ju flisni për një avion që ngeci dhe një operacion trafiku që dështoi ndërsa koha mund të flasë për avionë që nuk kanë ngecur dhe operacione të padështuara meqe ke qënë në krtye të MB ka shumë mundësi të dish dicka më shumë.
Noka: Kërko tare, vazhdo kërko. Nuk ja vlen të merrem gjatë me ty, kam vetëm një kërkesë. Zotëria merret me shkopin tim. Nuk i ka hije që të rrijë gjithë kohës në gojë me shkopin tim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here