Home Aktualitet Të larguarit nga puna nisin grevën e urisë, Basha, Ramës: Mos luaj...

Të larguarit nga puna nisin grevën e urisë, Basha, Ramës: Mos luaj me zjarrin se do digjesh

473
0

Qafzezi-dhe-BreguKreu i Partise Demokratike, Lulzim Basha, ndersa vizitoi çadrën e grevistëve, i beri thirrje sot kryeministrit Edi Rama qe të zbatoje ligjin dhe vendimet e gjykatave. Duke ftuar forcat e policisë që te respektojne ligjin dhe te mos i binden urdhrave te kryeministrit, Basha leshoi edhe nje mesazh te drejtperdrejte per Edi Ramen.

Basha premtoi mbeshtetje maksimale te PD-se dhe opozites per grevistet, ndersa shtoi se, eshte e dhimbshme te shikosh keta njerez se si shtyhen drejt ketij akti, i cili sipas Bashes, eshte akti i fundit i deshperimit, veteflijimit, pasi kryeministri dhe kupola e tij refuzojne te zbatojne ligjin.

Pas thirrjeve per te mbeshtetur grevistet, ish kryeministri Sali Berisha i ka vizituar ata ne lulishten para Piramides, ku dhe eshte vendosur çadra ku do të qëndrojnë. Berisha ka biseduar me grevistët dhe mbeshtestesit e PD-se qe jane mbledhur aty, duke mos dhene asnje deklarate per media.

Policia nuk lejoi ngritjen e çadres prane Kryeministrise, ne te cilen do te futeshin per nisjen e nje greve urie te larguarit nga puna ne administratë. Ata patën një tentativë tjetër në lulishten para Piramidës, por që edhe aty ndërhyri policia duke çmontuar çadrën e cila sapo ishte ngritur. Në orët e mbrëmjes me ndërhyrjen e deputetëve të Partisë Demokratike, grevistët kanë ngritur çadrën, kur pritet të kalojnë natën e parë të grevës.

Kyetarja e Shoqatës për Mbrojtjen e të Shkarkuarve nga Puna, Nertila Qafzezi është shprehur se: “Kjo është një situatë alarmante. I bëjmë thirrje të gjithë popullit shqiptarë të vijnë të na mbështesin, policia po i shërben Edi Ramës dhe askujt tjetër”.

Bregu e cilësoi si të papranueshme këtë situatë, ndërsa kërkoi reagim të menjëhershëm të të gjitha strukturave shtetërore.

“Në fakt ne nuk kemi dyshim, dhe s’ kemi patur asnjëherë se administrata e këtij vendi u vu në një kërcënim. Ato akuza që kemi ngritur, të cilat kanë vërtetësinë, dhe janë lehtësisht të verifikueshme. Ajo që më irriton, sidomos në një qeveri kaq të re, e cila i ka kujtimet e freskëta të protestave në bulevard, me çadra në bulevard. E para kjo nuk mund të trajtohet as me gënjeshtër, as me idealitet as me hedhje hi syve. Në momentin që është bërë kërkesa , në çdo vend demokratik kjo protestë duhet të ishte lejuar.”- tha ajo.

Kjo është një mohim i të drejtës qytetare për të protestuar, tha ajo, duke shtuar se, opozita e e demoskon me forcë këtë veprim.

***

Sipas policise, çadra nuk do te lejohet te ngrihet, pasi perfaqesuesit e grevisteve nuk kane marre leje ne polici.

Ka qene kryetarja e Shoqatës për Mbrojtjen e të Shkarkuarve nga Puna, Nertila Qafzezi, qe ka bere me dije lajmin per nisjen e greves se urise.

Ajo ka thene per mediat se greva do te nise sot, ne te do te ‘ngujohen’ 10-13 persona, te cilet do te hyjne ne nje çader te ngritur para Kryeministrise.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here