Home Aktualitet Itali, bllokohen 1450 kg marijuanë qe vinte nga Shqipëria

Itali, bllokohen 1450 kg marijuanë qe vinte nga Shqipëria

661
0

autori-drogaPolicia italiane ka sekuestruar në Katania 1450 kilogramë marijuanë, e cila ishte transportuar nga Shqipëria me anë të një peshkarexhe.

Pas operacionit të policisë, janë arrestuar tre italianë Joseph Costanzo 51 vjeç , Sebastian Costanzo 52 vjeç dhe Sandro Mirabella 45 vjeç, si përgjegjës për transportin e drogës të fshehur në peshkarexhë.
trafikantet
Sasia e madhe drogës ishte shpërndarë në disa pako të mbështjella me celofon dhe ishte vendosur pranë motorit të peshkarexhës.

Kjo e fundit ka përshkruar rrugën nëpërmjet detit jon dhe sipas hetuesve italianë, besohet se ka transportuar drogë edhe herë tjetër. Mediat italiane bëjnë të ditur se vlera e drogës së sekuestruar kësaj here është rreth 6 milionë euro.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here