Home Sport Kosova humbet ne shtepi me Turqine 1-6

Kosova humbet ne shtepi me Turqine 1-6

511
0

albertbunjakuKosova ka humbur miqësoren e dytë përballë Turqisë me rezultatin e thellë 1-6. Super sfida e shumë pritur nga mijëra dashamirës të futbollit kosovar është ndjekur maksimalisht duke mbushur stadiumin tërësisht. Ndeshja ka nisur me një minutë heshtje në kujtim të 301 minatorëve që humbën jetën në minierën e qytetit Soma vetëm pak ditë më parë.

Ndeshja ka nisur e mirë për ekipin mik të Turqisë që zhbllokon rezultatin shumë shpejt duke shënuar në minutën e 2 me Ahmet Ilhan Ozek. Pas golit të pësuar Kosova humbet kontrollin e lojës duke hasur vështirësi në organizimin e sulmeve në gjysmëfushën kundërshtare, teksa Turqia vazhdon dominimin duke shënuar edhe golin e dytë me Bilal Kisa në të 34’.

Ndërsa një minutë më pas Albert Bunjaku shkruan emrin në historinë e futbollit të Kosovës duke shënuar golin e parë në minutën e 35 në portën e turqve. Pjesa e parë mbyllet me këtë rezultat, 1-2. Në fraksionin e dytë kur të gjithë po prisnin një reagim të fortë të vendasve, Turqia e Terim vazhdon dominimin total në fushë duke shënuar edhe 4 herë të tjera.

Olcay Sahan 4’ pas fillimit të pjesës së dytë shënonin golin e tretë, ndërsa në të 54’ Mustafa Pektemek realizon poker për miqtë, teksa pak minuta më pas në të 71’ Pektemek vulos dopietën personale dhe golin e 5 për ekipin e tij. Në fund ka vend edhe për golin e 6 që shënohet nga Alper Potuk me penallti.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here