Home Aktualitet Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, 4 viktima

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, 4 viktima

822
0

benzi2

Zbardhen detaje të reja nga aksidenti tragjik në autostradën Tiranë-Durrës në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjte, ku humbën jetën katër persona, 3 vajza dhe një djalë.

Policia sqaron se personi i cili shkaktoi aksidentin, Dashnor Deliallisi qe po udhëtonte në sens të kundërt të autostradës me një shpejtësi prej 150 km/h, ishte në ndjekje nga Policia. Megjithate thekson policia, shërbimet e policisë nuk kanë lëvizur në sens të kundërt, por kanë njoftuar sallën operative dhe janë vënë në ndjekje të 36-vjeçarit në korsinë e lejuar të autostradës.

makina

Gjithashtu mësohet se Dashnor Deliallisi ishte nën efektin e drogës. Ekspertiza mjeko-ligjore vërtetoi se Deliallisit në gjak iu gjetën gjurmë të lëndë narkotike.

Viktimat, 3 vajza, Greta Sherifi 23 vjeçe, banuese në Sarandë, pronare e makinës, Izabela Balla, 33 vjeçe, si edhe Elona Kaçibaros, 34 vjeçe, banuese në Tiranë, rezultuan se nuk ishin të lidhur me rrip sigurimi, por në rrethanat në të cilat u gjetën makinat, totalisht të shtypura, pak shpresa mbetej se rripi do shpëtonte jetë.

benzi1

benzi

Ndërkohë mësohet se Izabela Gega ishte viktima e dytë në familje që humbi jetën në aksident. Motra e saj vetëm 8 vjeç u aksidentua për vdekje në vitin 1987. Aksidenti atëhere ndodhi në zonën pranë minierës së boksideve në Dajt. Bëhet fjalë për ngjarjen kur një autobus me nxënës shkolle u rrëzua pranë boksideve.

Por kush ishte Dashnor Deliallisi?
Dashnor Deliallisi është një shtetas me precedentë penalë, i cilësuar si “kamikazi shkatërrues”. Në vitin 2011, Dashnor Deliallisi u arrestuar pasi tentoi të vrasë një person në qytetin e Durrësit. Fotot e siguruara nga Shqiptarja.com dëshmojnë se ai bënte një jetë luksoze. Ai ishte i apasionuar pas makinave të shtrenjta.

Njoftimi i Policisë
“Në datë 13.10.2016, në afërsi të karburant “Kastrati”, shërbimet e Rendit dhe të Qarkullimit Rrugor Durrës ishin në pikë kontrolli kur kanë konstatuar një mjet tip “Benz” duke ecur në krah të kundërt dhe me shpejtësi tej normave të lejuara.

Shërbimet e policisë i kanë bërë shenjë të ndalonte, por drejtuesi i mjetit ka shtuar shpejtësinë duke vënë në rrezik jetën e punonjësve të policisë.

Menjëherë efektivët e policisë në postobllok kanë njoftuar Sallën Operative dhe janë vënë në ndjekje, por mjeti është shkëputur duke përfituar në kohë pasi lëvizte në sens të kundërt dhe shërbimet e policisë nuk kanë lëvizur në sens të kundërt.

Këto shërbime kanë konstatuar pak minuta më vonë se po ky mjet ishte përfshirë në një aksident në autostradën Tiranë-Durrës, në Sukth, rreth orës 04: 15.

Për pasojë kanë humbur jetën në aksident drejtuesi i mjetit tip “Benz” Dashnor Deliallisi, 36 vjeç, banues në Durrës, i cili u përplas me mjetin tip “Benz” me targa AA 694 IL.

Gjithashtu humbën jetën Greta Sherifi 23 vjeçe, banuese në Sarandë, pronare e makinës, Izabela Balla, 33 vjeçe, si edhe Elona Kaçibaros, 34 vjeçe, banuese në Tiranë.

Policia vijon hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here