Përplasja e një automjetit me një motorr ka pasur si bilanc një të vdekur dhe një të plagosur. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në Sauk në afërsi të shkollës së Policisë në Tiranë.
Sipas burimeve nga uniformat blu dyshohet se ka qenë një parakalim i gabuar i automjetit i cili ka sjellë edhe përplasjen e një motorri në të cilin udhëtonin dy persona.
Kjo përplasje ka qenë fatale për një nga personat që ndodheshin në motor, ndërsa është plagosur edhe një tjetër i cili është dërguar në spitalin ushtarak të Tiranës dhe sipas burimeve ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Mësohet se policia ka shoqëruar në komisariat drejtuesin e automjetit, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur.