Home Politike Berisha: Jo dhunës, zgjedhjet me rëndësi për integrimin

Berisha: Jo dhunës, zgjedhjet me rëndësi për integrimin

686
0

Kryeministri Berisha i ka bërë sërish thirrje forcave politike të shmangin çdo akt dhune gjatë fushatës elektorale ndërsa theksoi se procesi zgjedhor është I rëndësishëm për integrimin e vendit në Bashkimin Europian.

Duke folur në mbledhjen e sotme të qeverisë, kryeministri Berisha theksoi se në këtë fushatë çdokush duhet të japë kontributin e tij për të konsoliduar demokracinë në vend.

“Në këtë fushatë duhet shmangur çdo akt dhune, çdo akt teprimi dhe duke bërë që dialogu, meditimi rreth kandidatëve dhe projektet e tyre të predominojnë” theksoi Berisha.

Kryeministri Berisha ka theksuar gjithashtu se koalicioni “aleanca për qytetarin” është e angazhuar për një fushatë të bazuar në vlerat, virtutet dhe moralin e qytetarëve dhe se fushata do të ketë në epiqendër qytetarët me vlerat, interesat dhe problemet e tyre.

“Në këtë kontekst ftoj të gjithë anëtarët dhe mbështetësit e kësaj aleance t`i përmbahen me regorizitet frymës dhe moralit të kësaj fushate dhe sikundër i bëj thirrje edhe kundërshtarëve tanë t`u japin mundësi qytetarëve të vlerësojnë garën e kandidatëve dhe alternativave dhe të lënë mënjanë pasionin për fjalë kazani” shtoi më tej Berisha duke shtuar se është në interesin e të gjitha forcave politike që të zhvillohet një fushatë e civilizuar.

Më tej kryeministri Berisha theksoi se fakti që Shqipëria kërkon të anëtarësohet në BE i japin këtyre zgjedhjeve një peshë specifike shumë të madhe.

“Të përkushtohemi për një proces zgjedhor sipas standarteve europiane që ka si kusht themelor zbatimin e kodit zgjedhor” theksoi Berisha duke shtuar se gjithashtu këto zgjedhje kanë rëndësi të madhe edhe sepse do të zgjidhen qeveritë direkte për qytetarët.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here