Home Aktualitet Vlore, sekuestrohen 2 tone marijuane e ardhur nga Lazarati

Vlore, sekuestrohen 2 tone marijuane e ardhur nga Lazarati

654
0

marijuane-lazaratiStrukturat e policisë së qarkut Vlorë, sekuestruan në orët e vona të mbrëmjes rreth dy tonë lëndë narkotike të llojit marijuanë.

Sipas policisë operacioni i koduar ‘Liqeni’ u finalizua me sukses në aksin rrugor fshati Kuç në drejtim të Vlorës.

Lënda narkotike ishte fshehur në një furgon tip ‘Iveco’ me targa AA961AY, ndërsa policia bën me dije se droga vinte nga Lazarati dhe kishte si destinacion Italinë.

Forcat e policisë së qarkut Vlorë kanë shoqëruar tre persona të dyshuar në lidhje me këtë ngjarje, ndërsa po punojnë për identifikimin e personave të përfshirë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here