Home Aktualitet Video 2: Ish Zv. ministri i METE i gatshem per tu hetuar

Video 2: Ish Zv. ministri i METE i gatshem per tu hetuar

802
0

Ish-Zv.ministri i METE, Leonard Beqiri i përfshirë në videon numër 2 regjistruar nga ish- shefi i tij Dritan Prifti, ka deklaruar dorëheqjen nga posti aktual, për t’i hapur rrugë hetimeve të Prokurorisë. Menjëherë pas largimit të Priftit nga ministria e Ekonomisë është larguar dhe Beqiri për tu emëruar pak kohë më vonë si drejtor i Metrologjisë. Në një deklaratë për mediat Beqiri tha se për akuzat ndaj tij, dhe përfshirje në një video-regjistrim është njoftuar nëpërmjet medias. Pak ditë më parë në kuadër të hetimeve të video-skandalit Meta-Prifti, eksperti amerikan i kontraktuar nga Prokuroria e Përgjithshme për të vlerësuar origjinalitetin e videos, arriti të zbulonte një video tjetër, në të cilën sipas njoftimeve të para thuhet se shfaqet Dritan Prifti dhe Leonard Beqiri duke shkëmbyer një shifer prej 70.000 eurosh.

Ish-zëvendësministri i Ekonomisë Tregtisë dhe Energjetikës, Leonard Beqiri, pak ditë më pare deklaroi se nuk është ne dijeni se çfarë është regjistruar mbi videon e dytë të dalë gjatë ekspertimit të kompjuterit portativ të ish-ministrit Dritan Prifti. I kontaktuar nga gazeta “Shekulli” mbi këtë çështje, Beqiri ka pohuar se deri tani nuk ka informacione mbi këtë çështje dhe se askush nga organet shtetërore nuk e ka njoftuar.

“Nuk kam informacione më shumë nga çfarë është bërë prezent në media”, – thotë ai për gazetën, i pyetur mbi detajet, për të cilat është në dijeni për çështjen e videos. Leonard Beqiri tha se nuk e di ende se çfarë ndodhet në video dhe nëse do të lindë nevoja që të përballet për këtë gjë në Prokurorinë e Përgjithshme, do të përgatisë mbrojtjen e tij. “Nuk di se çfarë ka xhiruar. Dua të shoh një herë videon dhe të flas.

Nuk jam në dijeni të çështjes, nëse do të më thërrasin, do të përgatis mbrojtjen time”, – është shprehur ai.
Prokuroria ka pohuar se ka zbuluar një video në orën-kamera të Priftit, ku ai dhe Leonard Beqiri po ndajnë 70 mijë euro.

“Nga ekspertimi teknik i kryer i provave materiale ka rezultuar se në to ekziston dhe një video tjetër, e cila ishte fshirë, dhe që është rikuperuar nga eksperti. Kjo video është e datës 11.03.2011, dhe në të janë regjistruar dy persona, njëri ndër të cilët është ish-ministri i METE-s dhe deputeti i Kuvendit të Shqipërisë, shtetasi Dritan Prifti, dhe tjetri është ish-zëvendës ministri i METE-s, shtetasi Leonard Veli Beqiri”, – thuhet në kërkesën e Prokurorisë.
Sipas tyre, këta shtetas, sipas asaj që evidentohet në video, kanë zhvilluar biseda për përfitime financiare të parregullta që vijnë nga ushtrimi i funksioneve të tyre publike, dhe në një moment shihet se ndajnë mes tyre një shumë parash prej rreth 70 mijë euro.

Përpara kësaj kërkese, Prokuroria nuk ka thërritur në pyetje as Priftin e as Beqirin. Të kontaktuar nga “Shekulli” të dy këta persona thanë se lajmin e kanë mësuar përmes medias dhe se ende Prokuroria nuk i ka thërritur zyrtarisht për të dhënë shpjegime.

Burime pranë ish-ministrit Prifti pohuan se ai do të paraqitet vetë në Prokurori këto ditë për të dhënë shpjegime vullnetare në lidhje me videon. “Kush e beson që unë do të filmoja veten duke bërë korrupsion?? Do ta kisha sqaruar lehtësisht situatën, nëse do të më ishte bërë një thirrje e thjeshtë për sqarim. Me imunitet apo pa imunitet, unë mirëpres bashkëpunimin me Prokurorinë në të ardhmen. Në situatën që po kaloj, pas publikimeve dhe denoncimeve të shkuara, meraku i vetëm që unë kam është siguria e jetës sime dhe familjes”, – është shprehur ish-ministri Prifti.
Leonard Beqiri

Beqiri është emëruar zëvendësministër i Ekonomisë Tregtisë dhe Energjetikës me propozim të kryetarit të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta. Në bazë të marrëveshjes së koalicionit PD-LSI, kjo e fundit propozoi përfaqësuesit e saj më 8 tetor 2009. Leonard Beqiri ka qëndruar në detyrë deri më 29 shtator 2010, pas përplasjes midis Ilir Metës dhe Dritan Prifti, në kohën kur ky i fundit dha dorëheqjen si Ministër i Ekonomisë. Në atë periudhë, ministri Meta emëroi në këtë detyrë Sokol Dervishajn.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here