Home Aktualitet Vrasja e Dritan Lamaj, gruaja: “Kishte procese të hapura me Arben Frrokun”

Vrasja e Dritan Lamaj, gruaja: “Kishte procese të hapura me Arben Frrokun”

1081
0

lamajBashkëshortja e kryekomisarit Dritan Lamaj dëshmoi sot në gjyqin ndaj Arben Frrokut, personi kryesor i akuzuar për ekzekutimin e të shoqit. Anila Lamaj tregoi se ka dëgjuar një breshëri automatiku dhe menjëherë pas kësaj i ra telefonit të bashkëshortit.
“Dritani ka dalë nga shtëpia në orën 18:00. Dëgjova breshëri automatiku në orën 18:25 minuta. Dola në ballkon dhe fillova t’i bija telefonit të Dritanit, por më dilte i zënë. Kam zbritur dhe më kanë thënë që është plagosur dhe kam shkuar në Spitalin Ushtarak”.

Në dëshminë e saj, ajo pohon se përvecse problemeve me të akuzuarit, ajo nuk ishte në dijeni të ndonjë konflikti tjetër të bashkëshortit të ndjerë.

“Përveçse problemet me Frrokun nuk di të tjera. E dija që kishte procese të hapura me Arben Frrokun”.

Në dëshminë e saj mësohet se Dritan Lamaj ka pasur shqetësime kur e transferuan.
“Mua nuk më thoshte gjë pasi vuaj nga zemra”.
anila lamaj dhe anila lamaj
Anila Lamaj e pyetur në sallën e gjyqit nëse e ka njohur më parë Frrokun, përgjigjet se ‘Jo’.
“Nuk e kam njohur më parë Frrokun, vetëm pas vrasjes e kam njohur dhe me fytyrë. Më kanë thënë se Dritani është qëlluar nga 3 persona të maskuar dhe se autorët ishin me një makinë tip “BMW”.

Më pas një tjetër dëshmi e familjarëve të viktimës u dëgjuar në gjyq. Esmeralda Lamaj, motra dëshmoi në seancën e sotme gjyqësore se Arben Frroku e ka kërcënuar me jetë Dritan Lamaj.

105 dëshmitarë janë gjithsej për të dëshmuar në gjyqon ndaj Frrokut.

Arben Ndoka, (emri i rremë) dëshmitar i marrë në mbrojtje është pika kyce e dëshmive sepse ky dëshmitar pretendon se Arben Frroku ka qenë në vendngjarje dhe nuk ka qenë i maskuar. Ai pohon se e njohu menjëherë Frrokun pasi e njihte si biznesmen të madh dhe sepse janë nga e njëjta zonë.

Dritan Lamaj u ekzekutua në 24 shkurt të vitit 2013.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here