Home Aktualitet Shtohet radha ne Kapshtice nga fluksi i emigranteve, arrin deri 4 km

Shtohet radha ne Kapshtice nga fluksi i emigranteve, arrin deri 4 km

626
0

KAPSHTICË- Fluks emigrantësh në pritje dhe radhë e gjatë në pikën doganore të Kapshticës. Largimi i menjëhershëm i emigrantëve, pasi kanë mbyllur pushimet në vendin e tyre dhe mberritja e shume te tjereve ka bërë që radha e automjeteve të mbërrijë deri në 4 kilometër ne token greke.

Më shumë se 5 mijë udhëtarë shqiptarë janë vënë në radhë si anën greke dhe atë shqiptare. Pavarësisht numrit të sporteleve në të dyja anët e kufirit dyndja për të lëvizur për hyrje dhe dalje drejt shtetit fqinj dhe anasjelltas nuk kanë shmangur këtë situatë tejet të vështirë.

Madje autoritetet shqiptare në vendkalimmin kufitar të Kapshticës kanë zhvilluar dhe takime me homologët grekë gjatë të shtunës për të bashkërenduar punën, por dhe për të shmangur pritjen e pafundme të mijera shtetasve shqiptarë në kufi. Duke iu referuar burimeve zyrtare të gazetës nga vendkalimi kufitar i Kapshticës mësohet se nga mesnata e të shtunës deri në orën 16.00 të kësaj dite kanë hyrë në Shqipëri rreth 8 mijë emigrantë shqiptare me 3 mijë automjete.

Ndërkaq nga mesnata e po kësaj dite deri në orën 16.00 kanë lënë Shqipërinë për tu rikthyer në vendet e tyre të punës 2500 udhëtarë me 1500 automjete. Dyndja në kufi ka qënë e pazakontë, teksa radha në tokën greke ka kaluar të 4 kilometrat.

Pritja nuk është shmangur bashkë me një radhë më shumë se 2 kilometra të gjatë edhe për të hyrë në Greqi në tokën shqiptare. Fluksi i jashtëzakonshëm ka vënë në vështirësi punonjësit e pikës greke të kalimit të cilët megjithëse kanë shtuar dhe numrin e efektivave të tyre nuk kanë mundur të shmangin orët e gjata të pritjes që kalonin deri 10 orë.

Pala shqiptare bëjnë të ditura të njëjtat burime punon me kapacitet të plotë me 4 sportele për hyrje dhe 4 të tjera për dalje. Pavarësisht nga kjo problemi nuk qëndron në sportelet shqiptare, por në ato greke. Madje autoritetet greke thonë se i gjithë shqetësimi vjen për arsye se kapacitetei përpunues i kësaj pike kalimi është i vogël dhe maksimumi i saj është 5 mijë udhëtarë në ditë, ndërkohë që në ditë fluski numri i emigrantëve shqiptarë kalon deri dhe 15 mijë vetët.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here