Home Aktualitet Një vit nga masakra e Dajtit, babai i Duçkollarit rrëfen tragjedinë

Një vit nga masakra e Dajtit, babai i Duçkollarit rrëfen tragjedinë

850
0

Dyert janë të hapura në shtëpinë e Fatos Xhanit, Altin Dizdarit, Sajmir Duçkollarit dhe Kastriot Feskajt. Por asnjë funksionar i shtetit, nuk ka kaluar ende pragun në këtë përvjetor, për të ndarë dhimbjen e maskrës së 6 gushtit. Zyra e protokollit ka harruar të postojë edhe informacionin mbi një ceremoni që pritet të organizohet të hënën. “Drejtuesit e Policisë nuk janë në Tiranë”. Kjo ka shërbyer si sebep për ndryshimin e datës së ceremonisë përkujtimore të masakrës së ekzekutimit të katër djemve të skuadrës speciale në Durrës nga Dritan Dajti. Ceremonia e rastit është shtyrë për të hënën.

***
Si do zakoni dyert e shtëpive janë të hapura. “Rrofshi dhe e kujtofshi,- janë fjalët e pakta ngushëlluese që mund të thotë çdo kush që kalon pragun e shtëpisë së dëshmorëve të atëdheut. Janë mbledhur dje për të ndarë dhimbjen e për të kujtuar që Sajmiri, Fatosi, Altini e Kastrioti nuk janë më. Ndërsa shteti ka vendosur që heronjtë e tij ti nderojë një ditë tjetër. Të paktën këtë bën me dije një shkresë zyrtare e firmosur nga Dretjori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Hysni Burgaj. Ceremonia do të zhvillohet të hënën dhe të vetmit zyrtarë që do të marrin pjesë janë nëndrejtorët e polisë së shtetit.
Janë ata që do të zhvillojnë vizita nderi në katër familjet e dëshmorëve ndërkohë që asksuh nuk ka lajmëruar zyrtarisht për ceremoninë që pritet të zhvillohet. Të paktën këtë thotë një prej familjarëve të oficerëve të rënë në krye të detyrës. Janë njohur me ceremoninë që do të organizojë shtetit privatisht ndërkohë që referuar shkresës së protokollit të ceremonisë vihet re mungesa e drejtuesve të Ministrisë së Brëndshme apo edhe e drejtorit Burgaj. Në krye të listës së ceremonisë përkujtimore të kësaj masakre, si drejtuesi më i lartë i shtetit do të jetë zv/drejotri i Policisë së Shtetit, Agron Kuliqi.

Në familjen familjen Duckollari, prej një vit mungon Sajmiri

Nuk ka një qoshëzë murë që në shtëpinë e Islam Duçkollarit të mos jetë e mbulur nga fotografitë. Në cdo cep të hedhësh sytë do të shohësh djalin e bëshëm me sy të kaltër që të vështron dhe të fal dashuri. Nuk ka cep të shtëpisë që mund ti shpëtosh syve të qeshur të Sajmirit e duket se Drita, e ëma, është kujdesur që çdo hap që të hedhë nëpër shtëpi të ndjejë prezencën e Sajmirit. Ndaj më shumë se sa një banesë e vockël në rrugën “Konferenza e Pezës”, në Tiranë, shtëpia e Islamit është një muze fotografish. Por që nga 6 gushti i vitit 2009, buza nënë Dritës s’i ka qeshur më. Fotografitë janë gjithcka që ka mbetur nga Sajmiri e me hijen e tyre do të rriten dhe fëmijët e tij.

Drita është kujdesur që në cdo moment Iliri dhe Adrioni i vogël të kenë pranë babain e tyre. “Dua babin e madh,- thotë Iliri që si ka mbushur ende 5 vitet dhe kjo frazë e voglushit sa nuk ia plas zemrën Dritës. Iliri kërkon me insistim foton e zbadhur të babait, dhe herë pas herë pyet se kur të zbres nga qielli. Askush në shtëpinë Duçkollari nuk di ti shpjegojë Ilirit që fotografitë do të jenë të vetmet kujtime që do të ketë nga babi i tij. Drita rikujton orë e çast ditët dhe fjalët e të birit, që kurrë nuk do të hyjë nga ajo derë dhe ta pyesë se si ishte zgjuar në mëngjes. Nuk ka mundur të shoh të birin në ditën e fundit të jetës së tij. Një telefonatë rreth orës 9 të mengjesit, e 6 gushtit të kaluar, qe hera e fundit që foli me të birin.

“Çdo mëngjes vinte dhe më pyeste se si kisha fjetur dhe a isha mirë me shëndet. E kishte zakon këtë por atë ditë nuk erdhi. Ishte me pushime dhe më mori vetëm në telefon rreth orës 9 të mëngjesit dhe më më pyeti se si isha zgjuar dhe se po shkonte me shërbim. Kjo ishte hera e fundit që fola më të dhe më pas dëgjoja lajmet për gjëmën që më kishte rënë,- rrëfen Drita Duckollari. E prej asaj dite ende nuk i janë tharë sytë packa se dy djemtë që ka lënë Sajmiri janë vetë jeta për të. Ju gëzohet nipërve të mbetur jetim por ata nuk janë Sajmiri, vrasha e të cilit ka tharë sytë dhe zemrën e një nëne.

Islam Duckollari: Jam krenar që im bir nuk braktisi shokët

Të pret në shtëpi si do zakoni, ndërsa dhimbja ia copton shpirtin. Islami është oficer i vjetër dhe e di fort mirë çdo të thotë të jeshë baba dëshmori, ndaj shtrëngon dhëmbët sa herë që nga shpirti përpiqet t’i dalë ndodnjë fjalë që rrëfen dhimbjen e një babi që humbi të birin në ditën më të bukur të jetës së tij. Përpiqet të tregohet i fortë e për këtë thërret në ndihmë eksperiencën e vite të tëra të rregullores ushtarake. Por mjafton që në dhomë të shfaqet Iliri, djali i vogël i Sajmirit e përballë tij nuk është më ai ushtaraku i rreptë që kontrollon gjithçka, por një baba që përveç dhimbjes së humbjes së të birit i rëndon mbi supe dhe amaneti i rritjes së dy fëmijëve. Për gazetën “Shekulli”, Islam Duçkollari rrëfen amenetet e të birit dhe pse ndihet krenar që Sajmiri nuk braktisi shokët. Sa i përket Dritan Dajtit, kurrë nuk do t’ia dëgjojë emrin, apo të flasë për të.

Z. Islam, A i keni ndjekur hetimet dhe procesin gjyqësor për vrasjes së djalit tuaj?
Jo, dhe nuk dua as të dëgjoj emrin këtij njeriut. Kjo është një punë e drejtësisë dhe e shtetit dhe është në nderin e shtetit të kujdeset për djemtë që japin jetën në emër të tij. Ajo që unë di është se si sot një vit, unë nuk kam djalin në shtëpi dhe çfarë do që të ndodh asgjë nuk do të ma kthejë Sajmirin në jetë.

A dinit me detaje profilin e punës që kryente Sajmiri?
Ekzaktësisht se cilat ishin operacionet e punës së tij jo sepse Sajmiri asnjëherë nuk fliste me detaje për punën e tij pavaresisht se unë isha ushtarak. Mbaj mend se vetëm një herë më ka marrë në telefon për çështje pune. Ka qenë në Leskovik dhe më pyeti së çfarë quhej saksi në këtë zonë. I thashë se quhet vazo lulesh. Ky ka qenë i vetmi komunikim për punën. Por di këtë që sa herë nuk e thërrisnin në ndodnjë aksion nuk ndihej fort mirë, pasi këtë profesion Sajmiri e adhuronte.

Po për detajet e aksionit të zhvilluar më 6 gusht , ky përvec Sajmirit mbetën të vrarë dhe tre kolegët e tij, a jeni interesuar ndonjëherë?
Jo. Sepse çfarë do llojë gjëjë që të ketë ndodhur kjo nuk do të ma kthej tim bir më në jetë. Sajmiri ishte specializuar për kryerjen e operacioneve të rëndësisë së vecantë packa se pozicioni i tij ishte filmimi por unë jam krenar për tim birë. Ai nuk ka braktisur shokët dhe është bashkuar me to për të përfunduar misionin që u ishte ngarkuar, packa se ra në krye të detyrës. Sajmiri nuk e ka ditur se kush ishte personi që duhet të arrestonin atë ditëë. Po kështu as shokët e tij. Por Sajmiri është i fundit që është ekzekutuar atë ditë. Ai edhe mund të ishte larguar por nuk e ka bërë këtë veprim dhe unë jam krenar që dezertoi apo tradhëtoi shokët packa se ndeshmërinë ndaj punës së tij e pagoi me jetë. Atë ditë Sajmiri ishte me lejen e zakonshme deri më 15 gusht. E kanë telefonuar në mëngjes ku e kanë thërritur për të marrë pjesë në një aksion të konsideruar sekret. Sot mund të ngerëshë shumë pikëpyetje por e vërteta është se sot djalin tim nuk ma kthëen njeri në shtëpi ndaj unë nuk jam interesuar asnjëherë se si shkoi ky aksion dhe pse arrestimi i një personi në kërkim nga drejtësia pati një bilanc kaq tragjik. Kjo nuk është detyra e një prindi që ka humbur djalin e tij.

Bashkë me ju dhe tre familje të tjera kanë humbur djemtë e tyre të vrarë nga Dritan Dajti, a ju ka bashkuar kjo dhimbje?
Atë ditë që është zhvilluar ceremonia e varrimit të djemve tanë unë kam bërë një fotografi dhe e kam zmadhuar. Nuk i ndajë nga djali im packa se na bashkoi dhimbja e madhe, Por atdheu nuk ekziston pa heronjtë e tij. Këto janë djmetë për të cilët do u flitet brezave, janë shtylla kurizore e një populli. Ka Shqipëria njerëz që japin gjak dhe kthehen frymëzim për brezat që do të vijnë. Ndaj ndihem krenar që im bir nuk braktisi detyrën dhe shokët e tij. Me autorin e kësaj masakre drejtësia mund të bëjë çtë dojë, mua nuk më intereson sepse Sajmri nuk më kthehet më. Por shteti duhet të ruaj dinjitetin e tij.

Ju sot mbani të veshur një uniformë në emër të së cilës u ekzekutua djali juaj. A ndiheni pishman përse e keni ushqyer Sajmirin ndjek këtë rrugë…
Jo, Të qënurit polic ishte pasioni i Sajmirit. Për të detyra që kryente ishte një pasion që jo vetëm unë por askush tjetër nuk mund ta shkëpuste ndaj edhe pse sot nuk kam tim bir nuk ka një ditë të vetme që të behem pishman për detyrën që ai ka kryer dhe për rrugën që ka ndjekur. Më dhemb shpirti për tim bir por jam krenar që ra në krye të detyrës, në emër të një uniforme që Sajmiri i besonte.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here