Home ShowBiz Inna: Rashë në dashuri me shqiptarët!

Inna: Rashë në dashuri me shqiptarët!

772
0

Përshëndetje Inna! Ku jeni në këto momente dhe me çfarë jeni duke u marrë?

Përshëndetje! Gjendem në shtëpi, në Bukuresht. Dje kreva një sesion fotografik për një revistë dhe këtë fundjavë e kam të lirë. Mezi po pres të kaloj pak kohë me familjen dhe miqtë e mi.

Javën e shkuar ishit në Shqipëri ku mbajtët dy koncerte të suksesshme. Ç’përshtypje ju la kjo eksperiencë?

Koncertet në Shqipëri ishin madhështore! Publiku ishte i mrekullueshëm. Të them të drejtën nuk kisha shumë njohuri për shqiptarët, por rashë në dashuri me ta. Pa diskutim që dinë sesi të bëjnë qejf! Gjithashtu më kanë trajtuar shumë mirë. Ju falënderoj!

E prisnit të kishit kaq shumë fansa këtu? (Në Shqipëri)

Jo, por më ka ndodhur dhe më parë. Për shembull, kur shkoj në një vend për të parën herë, mendoj me vete se do ndihem disi çuditshëm, pasi ndoshta publiku nuk më njeh mua apo këngët e mia etj, por çdo herë ndodh e kundërta. Më jep një ndjesi të mrekullueshme dhe është gjithmonë një surprizë shumë e këndshme.

Cili ishte momenti me i veçantë gjatë qëndrimit në Tiranë?

Skena! Nuk doja të largohesha nga skena!

Më pëlqeu si u hodhët në pishinë :)) Për një moment u frikësova pak, sepse mendova se mos hidheshin të gjithë e do bëhej një rrëmujë hahaha dhe pse do ishte HOT! Në fakt tani që e mendoj… duket si një ide shumë e mirë për një video.

Oh faleminderit! :)) Nuk di nëse do ishte ide e mirë për video, pasi dikush mund të lëndohet :))

Gjithmonë bën “çmenduri” të tilla, apo thjesht ishte diçka e momentit?

Gjithmonë bëj atë që mendoj dhe gjithmonë them atë që mendoj. Jam një person i lumtur dhe optimist dhe mund të them që ndonjëherë dhe bëj “çmenduri” të tilla.

Ju jeni tashmë mjaft e njohur në mbarë botën. A mendonit se do të ishit kaq e suksesshme, që në vogëli?

Shumë faleminderit, por nuk besoj se jam aq e njohur. Gjithmonë kam ëndërruar të bëhem një këngëtare profesionale dhe jam mirënjohëse për këtë, sepse ia kam arritur qëllimit. Ka shumë njerëz, të cilët duhet të falënderoj për këtë, por sidomos fansat, pa të cilët asgjë nuk do ishte e mundur.

Përse mendon që keni gjetur kaq sukses dhe njerëzit ju pëlqejnë kaq shumë ju dhe muzikën tuaj?

Ndoshta, sepse kam një grup producentësh të mrekullueshëm – Play&Win. Këngët janë shumë verore, shumë të gjetura për të kërcyer e festuar. Nuk e di pse njerëzit më duan mua, por e di përse unë i dua ata; sepse ata më bënë mua, ata më bënë një artiste.

Kur isha në kolegj, kam pasur disa miq nga Rumania dhe kam pas dëgjuar falë tyre muzikë të artistëve rumunë dhe më kanë pas pëlqyer shumë. Ama ishte 2007, viti që bëri muzikën rumune (sidomos pop-dance) të jetë kaq e përhapur dhe e suksesshme në Europë. Si ndodhi kjo?

Po, është e vërtetë. Muzika rumune po shtohet në tregun europian dhe jam shumë e lumtur që kaq shumë artistë po renditen në majat e klasifikimeve në Europë. Ne kemi stilin tonë muzikor, por gjithmonë ka dhe vend për përmirësime. Ende kemi nevojë për të mësuar…

E di që duket disi qesharake që po të bëj këtë pyetje, por Eurovision është një event shumë i njohur për ne lindorët dhe unë doja të dija nëse e keni konsideruar pjesëmarrjen në Eurovision?

Sigurisht që më ka shkuar mendja, por kam një program vjetor shumë të zënë me aktivitete… ndoshta në vitet e ardhshme.

Cila do të jetë lëvizja jote e ardhshme? Ndoshta të “pushtosh” Amerikën?

Shumë do të doja, por jam realiste. E di që është një treg shumë i vështirë. Për momentin do xhiroj videoklipin e këngës “Sun is Up” e më pas të shohim 🙂

A do të riktheheni sërish në Shqipëri? Shumë do donim!

Dhe unë shumë do doja të vija sërish! Do vij patjetër! Ju premtoj!

Inna, shumë faleminderit për intervistën, ju uroj suksese dhe gjithë të mirat në të ardhmen!

Shumë faleminderit dhe juve për intervistën! Shumë dashuri dhe puthje për të gjithë ata që po na lexojnë!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here