Home Bota SHBA-te perkujtojne 11 shtatorin e sulmeve tragjike ndaj kullave binjake ne Nju...

SHBA-te perkujtojne 11 shtatorin e sulmeve tragjike ndaj kullave binjake ne Nju Jork

753
0

Obama Jemi ne lufte me Al Kaeden

9 vjet me pare mengjesi i 11 shtatorit u kthye ne nje dite e zeze per mbare Shtetet e Bashkuara te Amerikes teksa qendra me e madhe tregtare ne bote te Nju Jorkut u godit nga 2 avione te cilet shkaktuan edhe shkermoqjen e kullave binjake. SHBA-te perkujtojne sot 3 000 viktimat e sulmit terrorist te Al Kaedes. Ceremonite perkujtimore nisen ne Ground Zero ne Nju Jork aty ku me pare lartoheshin Kullat Binjake. Sapo ora shenoi 8 e 46 me oren lokale qe perkon me sulmin e pare ne Kullat Binjake u mbajt nje minute heshtje per te nderuar kujtimin e te gjithe atyre qe humben jeten ne ate tragjedi. Presidenti dhe zv/presidenti i SHBA-ve moren pjese ne ceremonite perkujtimore ne Nju Jork ku dy aeroplane sulmuan dhe shkaterruan me 11 Shtator te vitit 2001 Qendren Boterore te Tregtise. Fillimisht ishin dy avione qe u perplasen me kullat binjake te Eumlorld Trade Center ne Nju Jork nje tjeter me Pentagonin ne Uashington dhe i katerti u rrezua ne nje fushe te Pensilvanise prane Shanksvilleen. Pjesemarres ne ceremoni Presidenti Obama i ka bere thirrje amerikaneve te respektojne shumellojshmerine e besimeve fetare. Duhet te sigurohemi se nuk fillojme ti kundervihemi njeri-tjetrit. Une do te bej gjithcka kam mundesi per aq kohe sa jam president i Shteteve te Bashkuara per ti kujtuar amerikanet se ne jemi nje popull. Mund ta quajme Zotin me emra te ndryshem por mbetemi nje komb. Arrestimi apo vrasja e Osama Bin Laden organizatorit te 11 shtatorit si dhe bashkepunetoreve te tij me te ngushte mbetet nje nder prioritetet absolute- ka thene presidenti Barak Obama me rastin e ketij pervjetori. Ai ka komentuar dhe propozimin e pastorit te Floridas Jones per djegien e Kuranit me rastin e pervjetorit te sulmit ne kullat binjake. Trupat tona jane ne rrezik. Nuk mund te luhet me gjera te tilla- ka thene Obama duke shtuar kurre nuk kemi qene ne lufte me Islamin por me terroristet e Al Kaedes te cilet- kujton Obama- kane bere me shume viktima mes myslimaneve. Atentatet e 11 Shtatorit ne SHBA sollen nje tjeter rrjedhe per kete shtet. Qe prej ketyre atentateve tragjedia e Amerikes mbetet e gjalle. Kohet e fundit ajo ringjallet nga projekti per ndertimin e nje xhamie prane vendit Ground Zero ku ngriheshin kullat binjake.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here