Home Sport Fernando Alonso ne pole position ne cmimin e madh te Monzes, Itali

Fernando Alonso ne pole position ne cmimin e madh te Monzes, Itali

716
0

Piloti i Ferrarit, Fernando Alonso, fitoi “pole position” në provat zyrtare të Çmimit të Madh të Monzës në Itali, duke regjistruar suksesin e parë të “Kavalinos” pas 30 garave pa fitore.

“Është një surprizë e bukur. Një sensacion i bukur dhe një test optimal për ne. Në garë duhet sigurisht të jemi në podium si minimumi për të qenë në garë për titullin botëror”, – e përkufizoi “pole”-in e tij të parë sezonal, Fernando Alonso.

Spanjolli fiksoi kohën 1’21”262 minuta, duke entuziazmuar tifozët italianë, por dhe presidentin e Ferrarit, Luka di Montezemolo.

“Ua dedikojmë tifozëve tanë”. Kjo ishte fraza e parë e presidentit të Ferrarit. “Këtë vit nuk kemi mbledhur atë që dëshironim. Duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë. Jam i kënaqur për Alonson dhe për faktin se i kemi makinat në dy radhët e para”.

Shoku i Alonsos te Ferrari, braziliani Felipe Masa, do të niset nga vendi i tretë, – “strategjia ime nuk funksionoi”, tha ai, – ndërkohë që në pozicionin 3 në grilën e nisjes do të jetë kampioni i botës në fuqi, Xhenson Batën i Meklarenit.

Baton: “Përfundimisht në radhën e parë. Bëra zgjedhjen e duhur, preferova një makinë të ngarkuar dhe kualifikueset shkuan mirë. Jam i lumtur që jam i dyti”.

Vendi i katërt i takoi Mark Ueberit të Red Bullit, i cili la pas Luis Hemiltonin e skuderisë anglo-britanike, MekLaren.

Vetëm vendi i gjashtë për gjermanin Sebastian Fetel, i cili zhgënjeu në Itali.

Rekordmeni i botës përsa u përket titujve të fituar, Mikael Shumaker, u rendit në vendin e 12-të, duke dalë për herë të gjashtë në këtë kampionat nga lista e “Top-10”.

Gara zyrtare do të zhvillohet ditën e diel, duke u nisur nga ora 14:00.

Pas 13 garave, kampionati për pilotë kryesohet nga piloti anglez i MekLareni, Luis Hemilton, me 182 pikë, i ndjekur nga Mark Ueber, 179 pikë.

Për konstruktorë, në krye është skuderia Red Bull me 330 pikë, vetëm një më shumë se MekLaren, 299 pikë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here