Home Aktualitet Vritet Bin Laden, SHBA ne feste

Vritet Bin Laden, SHBA ne feste

651
0

Osama Bin Laden, udhëheqësi i rrjetit terrorist të Al Qaeda është vrarë në një operacion të forcave amerikane në Pakistan përpara një jave.

Lajmi u bë i ditur nga presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barak Obama. Truri i sulmeve të 11 shhtatorit 2001 në Shtetet e Bashkuara u vra brenda territorit të Pakistanit dhe presidenti Obama deklaroi se pas sulmit trupit ushtarake kanë arritur të kenë dhe trupin e vrarë të Bin Ladenit. Trupi i vdekur i Osamës është shfaqur në TV Express.

“Vdekja e Bin Ladenit shënon një nga arritjet më të rëndësishme të vendit tonë në luftën kundër Al Kaedës. Por vdekja e tij nuk shënon fundin e përpjekjeve tona. Nuk ka dyshime se Al Kaeda do të vazhdojë të përpiqet të na sulmojë ne. Ne duhet dhe do të jemi vigjilent si brenda dhe jashtë” nënvizoi më tej presidenti Obama.

Presidenti amerikan tha se forcat amerikane që morën pjesë në operacionin e vrasjes së Bin Ladenit nuk pësuan asnjë humbje.

Raportet e para flasin për një sulm të forcave të SHBA-ve drejtuar një vile jashtë Islamabadit dhe pati luftime në vendin e ngjarjes, ndërkohë që Obama falenderoi presidentin e Pakistanit Asif Ali Zardari për bashkëpunimin.

“Ne duhet të rikonfirmojmë se Shtetet e Bashkuara nuk janë e kurrë nuk do të jenë në luftë me islamin. E kam bërë të qartë ashtu siç e tha dhe presidenti Bush pas 11 shtatorit se lufta jonë nuk është kundër islamit, Bin Ladeni nuk ishte udhëheqës i myslimanëve, por një vrasës masiv i myslimanëve.

Al Kaeda ka masakruar myslimanë në shumë vende përfshi këtu tek ne. Ikja e tij do të mirëpritet nga të gjithë ata që besojnë tek paqja dhe dinjiteti njerëzor”, tha Obama.

Mijëra njerëz janë mbledhur përpara Shtëpisë së Bardhë dhe në vendin ku dikur ishin kullat binjake në Nju Jork duke valëvitur flamuj amerikanë.

Presidenti Obama përpara se të bëjë lajmin publik ka informuar presidentin Bush dhe Clinton. Presidenti Bush përmes një deklarate tha se kjo ishte “fitore e madhe për Amerikën”.

Kryeminsitri britanik, ndër të parët që ka reaguar pas vrasjes së Bin Ladenit, ka thënë se vdekja e Bin Ladenit ka sjellë “lehtësim të madh” në të gjithë botën.

Kryebashkiaku i New York, Mchael Blumberg tha se shpreson që lajmi të ndihmojë të afërmit e viktimave të 11 shtatorit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here