Home Aktualitet Universitetet, lista e fituesve te rinj per çdo dege

Universitetet, lista e fituesve te rinj per çdo dege

528
0

fakulteti-filologjik-universiteti-i-TiranesTabela e Ministrisë së Arsimit për të gjitha universitetet. Pikët e fundit që të shpallin fitues dhe afatet e regjistrimit për 19 mijë maturantë.
Shpallen fituesit e fazës së parë për në universitet. Ministria e Arsimit ka publikuar listat e fituesve për secilin nga programet e studimit të ofruara nga institucionet e arsimit të lartë publik në vend. Renditja e tyre është bërë në bazë të pikëve që kanë grumbulluar, ndërsa numri i pranimeve në bazë të kuotave të ofruara nga Ministria e Arsimit. Gazeta boton sot fituesit e çdo dege të cilët do të kenë mundësi të ndjekin studimet universitare. Maturantët që kanë aplikuar mund të identifikojnë se ku janë shpallur fitues nëpërmjet barkodit, i cili është personal. Bashkë me listën, gazeta boton edhe pikët minimale, të fituesit të fundit i cili është pranuar në atë program studimi. Njohja e këtij pragu u shërben atyre që nuk kanë mundur të jenë fitues në fazën e parë, për të parë se sa mundësi kanë për t’u shpallur fitues në raundin pasues. Maturantët që gjejnë emrin e tyre (barkodin) në listë nga data 17 shtator deri në datën 22 kanë mundësi të kryejnë procedurat e regjistrimit online. Kjo vlen për të gjithë, pasi ata që nuk e bëjnë nuk përfshihen në listën përfundimtare të fituesve. Pas kësaj faze, të pakënaqurit kanë të drejtë të riaplikojnë, pra t’u nënshtrohen procedurave për plotësimin e formularit A3. Të drejtën për t’u përfshirë në raundin e dytë të konkurrimit do ta kenë edhe ata të cilët nuk janë shpallur fitues në fazën e parë, si edhe mbetësit të cilët i kanë mbyllur me sukses në sesionin e vjeshtës provimet ku rezultuan jokalues.

Lista E Fituesve

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here