Home ShowBiz Dorina Mema, sportistja shqiptare qe po thyen tabute ne Shqiperi

Dorina Mema, sportistja shqiptare qe po thyen tabute ne Shqiperi

866
1

dorina-memaËshtë në të 30-at e saj e duket se po jeton vitet më të mira të jetës. Këtë kupton teksa dëgjon rrëfimin e Dorina Memës, sportistes së parë të “bodybuilding” në Shqipëri. Në një intervistë për “Summer Pages” ajo tregon pasionin dhe përkushtimin e madh që jep çdo ditë për këtë sport, hedh poshtë paragjykimet për trupat me muskuj dhe ndan detaje personale të një nëne të divorcuar e cila po rrit e vetme një vajzë tashmë adoleshente. E bukur, seksi, Dorina gëzon disa cilësi që është e vështirë të gjenden tek koleget e saj që ushtrojnë të njëjtin sport. Por si reagojnë meshkujt shqiptarë përballë një femre me muskuj?! Këto e të tjera do t’i zbuloni në rrëfimin e një gruaje të fortë si Dorina. Dorina je e para dhe e vetmja femër përfaqësuese e sportit të ‘bodybuilding’ në Shqipëri.

Ç’do të thotë për ty ky status?

Ky status do të thotë realizimi i një prej ëndrrave të fëmijërisë time dhe hapja e një dere të bardhë për brezin e ri.

E kam menduar shumë gjatë viteve 2000-2010 që nëse prish elegancën dhe bëhem si modelet e fitnessit të revistave, a do ta presë mirë Shqipëria?

Megjithatë kjo është një pemë që e mbjell sot e frytet do ia gëzoj pas shumë viteve si emri i parë fitness. Më gëzon ky fakt pafund sepse theva një tabu në një vend paragjykues e fanatik, patriarkal. Pastaj kur jeta më forcoi e isha krejt e pavarur e bëra pa u menduar dy herë, dhe pse nuk ishte e lehtë si nga ana përgatitore dhe nga ajo ekonomike. Më duhej të mos shkëputesha nga puna administrative njëkohësisht që stërvitesha. Kushton, është sport luksi, por shumë i modës pas viteve 2010.

Në cilën fazë është momentalisht angazhimi yt në sportin e ‘bodybuilding’?

Tani me këtë sport jam në një fazë ku ekipe të Europës po më ftojnë si anëtare jurie, në shtator jam në Rumani. Në tetor “Wabba Internacional” organizon kampionatin Miss&Mister Universe në Pallatin e Kongreseve ku s’mund të konkurroj pasi jam anëtare jurie dhe organizatore kryesore gjithashtu. Më duhet të ul masën muskulare njëkohësisht sepse do të marr pjesë në një spektakël të përvitshëm në një nga televizionet tona dhe performanca ime duhet elegante. Pra me pultin tim magjik ndryshoj trupin sipas programeve (qesh). Përgatitjet, garat, miqësitë me sportistët jashtë Shqipërisë, trajneri im i parë Orkez Prushi, ai aktual i Kosovës Elvin Beqja e shumë bodybuilder profesionistë të Kosovës me kanë dhënë një bagazh të cilin si një njeri punëtor e gërmues që jam e kam përpunuar, kam lexuar, jam ‘updatuar’ me çdo risi duke pasur informacionet e një atleti profesionist.

dorina-mema2

Je vlerësuar me vendin e parë në një kampionatin botëror “Wabba”, sa të ka motivuar ky çmim?

Kupa e fundit në Kampionatin Botëror “Wabba Internacional” me 23 shtete pjesëmarrëse ku unë mora vendin e parë, më dha atë që meriton një nënë e një vajze 14- vjeçare, me një genetikë sportive të lindur, e stërvitur dy herë në ditë, me fletanalizë me vete pa përdorim steroidi apo hormonal. Ishte vendim i gjyqtarëve gjermanë që unë dhe pse po përdorja antibiotikë për pneumoni dhe dietën e tharjes e kisha prishur, të futesha në garë. Fshihen 100 sakrifica, shumë histori të bukura pas çdo evenimenti. Ndihem mirë kur hasem me profesionistë që gjurmojnë një fizik natyral. Unë me këto muskuj jam 12 muaj të vitit, i rris e i ul sipas intensitetit stërvitor që bëj, por duke mos abuzuar. Jam gjithmonë e njëjta, super e shëndetshme për më tepër për vajzën time. Jeta është shumë e bukur për të abuzuar me shëndetin. Kjo është këshilla që jap për të gjithë ata që e kanë keqinterpretuar fitnessin si abuzim kimie. Mjafton regjimi dhe pak durim.

Cila është këshilla e parë që u jep vajzave e grave që vijnë të ushtrohen tek ti?

Për femrat këshilla e parë është vetëbesimi, të cilave u mungon që ato të mund t’ia dalin për diçka që nisin. Dhe të kenë kujdes nga ushqimi që hanë fshehtas meje (qesh).

Cili është regjimi yt? Një sportiste e “bodybuilding” a mund të hajë patate të skuqura, ose makarona me panna?

Eh regjimi im… Ekstrem! Duhet të kuptoni që edhe trupi është matematikë, nëse mat raportet ushqimore që konsumon gjatë ditës me ato që shpenzon. Edhe trupi mban depozita, me ato që i nevojitet intensitetit stërvitor. Në fund të barazimit është përgjigja ekzakte. Unë flas me trupin tim, e kuptoj për çfarë ka nevojë dhe çfarë kam tepruar. E di mirë kur dhe sa suplemente ushqimore duhet të konsumoj, cilat nga ato në çdo fazë përgatitore pasi jam dhe drejtuesja e një dyqani suplementesh amerikane këtu në Tiranë, të cilin sapo e kam sjellë ekskluzivitet si një ndër markat me pesë yje në botë. Jetoj si një fitness, por jo si një bodybuilder. Nuk mund të ha patate të skuqura apo pica më tepër se një herë në muaj sepse ndryshe nga buildere të botës që e ndihmojnë veten me substanca kimike, më mirë punoj me dietat ushqimore dhe eliminoj kiminë. Njerëzit si unë sot quhen kulturistë nëpër botë dhe jemi shumë. Kam disa ftesa konferencash dietike nëpër Europë që do të fitnessmodel dhe një sportiste bodyfitness. Unë jam një fitnessmodel, në këtë kategori konkurroj dhe përmasat i kam ndaluar aty. Sportistet për hir të garave shkelin disa pragje, pra dalin dhe në ekstremitete konkurrencash, ndërsa unë se kam prishur terezinë për të abuzuar se konkurrentja ime abuzon. Kam testuar veten deri ku arrij me genetikën time dhe ashtu jam prezantuar në skenë duke e shijuar pa asnjë lakmi triumfi. Ndoshta kjo pikë më bën kampione, mungesa e zilisë dhe ngopja me aq sa më ka dhënë Zoti. Për pozicionin e Shqipërisë që shteti s’të mbështet si sportist dhe pozicionin tim si nënë është më mirë fitnessmodel, bukur, shëndetshëm dhe gjithmonë elegante pa u zmadhuar në muskulaturë. Por dhe kjo nuk është e thjeshtë, kërkon genetikë 100 % të saktë për këtë sport që të dukesh bukur dhe femër.

dorina-mema1

Sa orë në ditë ushtrohesh?

Ushtrohem 2 orë në mëngjes kardio dhe abdominal dhe dy orë pasdite që bëj personal trainer dhe dy muskuj të mitë.

A të paragjykojnë njerëzit për muskujt e tu?

Paragjykojnë ata njerëz që s’kanë informacion, mos harrojmë që vijmë nga një sistem diktatorial. Marr shumë po shumë mesazhe në “Facebook” nga njerëzit. Mundohem t’ua kthej të gjithëve pasi të gjithë më japin mbështetje, besim e respekt të madh. Djemtë e rinj janë ata që më shkruajnë më tepër dhe më shikojnë si frymëzimin e tyre.

Si reagojnë meshkujt karshi teje? Të afrohen me vështirësi?

Meshkujt nuk më paragjykojnë, përkundrazi dhe pa më njohur më përshëndesin. Më pëlqen që më japin shumë respekt.

A ndihesh seksi me muskuj?

Po të më mungonte ndjesia sexy do të rrija elegante, por duke qenë njeri i plotësuar në jetë nuk ja vë re këtyre ndjesive. Shikoj më të rëndësishmen në jetë. Të mendosh për seksin i bie të jetosh për meshkujt, ndërkohë që unë jetoj për familjen time.

Dorina t’i je nënë e një vajze tashmë adoleshente, e ke “detyruar” dhe atë të bëjë sport?

Vajzës po ia jap informacionet që trupin ta ketë një plus në jetë, por ajo do të ndjekë studimet sikurse unë.

Është e vështirë jeta kur je nënë singëll? Ke menduar të martohesh sërish pas divorcit?

Jeta është e vështirë për një femër normale, por jo për një guximtare si unë. Madje po e shijoj vetminë maksimalisht duke iu përkushtuar fëmijës tim 24 orë.

Çfarë të pëlqen tjetër të bësh veç sportit? Cilat janë pasionet e tua?

Cilat nuk janë pasionet e mia duhet të ishte pyetja (qesh). Në këtë jetë përveç se duhet t’i dimë të gjitha, duhet t’i kemi pasion që t’i shijojmë ato që bëjmë. Pushimet e kësaj vere ku do t’i kalosh? Pushimet kanë filluar njëkohësisht me punën, sepse jam pjesë e stafit të jahteve “Carnevali” për shpërndarjen me qera për të cilat po punojmë në Korfuz, duke pasur licencën e drejtimit. I shijoj edhe vetë nëpër detin Mesdhe. Marbeia dhe Tenerifet janë destinacioni i muajit shtator.

Si reagojnë njerëzit kur të shohin në plazh?

Njerëzit zakonisht më thonë: Je më e mirë ‘live’ se në televizor. Më bëjnë komplimente sidomos për paraqitjen fizike zero celulit. Të gjithë e pëlqejnë një trup të mirë.

Cili është parimi kryesor për një trup të shëndetshëm?

Për një trup të shëndetshëm mjafton kontrolli ushqimor, raporti karbohidrat-proteinë, dhe kardio e përditshme

Previous articleBerberi shqiptar drekon me modelen Irina Shayk
Next articleAksident ne superstraden Lezhe – Shkoder, 7 te plagosur

1 COMMENT

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here