Home Aktualitet Tjeter alarm “SOS” prane Korfuzit, ne anije ka persona te armatosur

Tjeter alarm “SOS” prane Korfuzit, ne anije ka persona te armatosur

573
0

BLUE_SKY_MPa u mbyllur ende tragjedia dhe tmerri i tragetit “Norman Atlantic”, një tjetër alarm SOS është marrë nga Korfuzi. Sipas informacioneve të para anija “Blue Sky M” me në bord 700 persona, ndodhet në rrezik dhe ka dhënë sinjalin për ndihmë 3 milje në perëndim të ishullit grek Otos. Autoritetet greke kanë informuar se një anije në perëndim të Korfuzit ka emetuar sinjal rreziku. Drejt anijes është nisur një luftanije e marinës, pasi pasagjerët që kanë kërkuar ndihmë kanë pohuar se në anije ka persona të armatosur.

Ora 13:35- Ndërkohë sipas Autoritetit Portual anija është me kapacitet 400 persona. Por autoritetet dyshojnë se në anije ka më shumë se 400 persona. Ministri i Marinës në Greqi thonë në anije janë rreth 700 persona. Në zonën ku ndodhet anija kanë shkuar tre helikopterë, 2 Super Puma, 1 ushtarak.

Një natë më parë disa media greke kishin shkruar se në brigjet e Lefkadhës kanë hipur në anijen “Blue Sky M” më shumë se 400 emigrantë të paligjshëm.

Autoritetet greke dyshojnë se anija mund të jetë piratuar. Anija “Blue Sky M” është me flamur moldav dhe kishte si destinacion Kroacinë. Kreu i Bashkisë së Korfuzit ka deklaruar se personat me armë mund të jenë emigrant nga Siria.

Ora 12:41- Drejt zonës ku supozohet të jetë anija me 700 persona janë nisur nga Greqia, helikopterë Super Puma. Ndërkaq në një informacion i pakonfirmuar zyrtarisht thuhet se në bordin e anijes në rrezik ka njerëz të armatosur. Këtë informacion e kanë dhënë vetë pasagjerët e anijes.

Nga të dhënat e fundit, mësohet se bëhet fjalë për anijen “Blue Sky”, e cila ishte nisur drejt Rijekës, Kroaci. Në alarm për këtë anije është vënë edhe roja bregdetare italiane. Nuk dihet ende arsyeja pse u emetua sinjali SOS nga anija, por dyshohet se në bordin e “Blue Sky” ka emigrantë të paligjshëm.

Edhe televizioni shtetëror “Nerit” ka konfirmuar lajmin për praninë e personave të armatosur në bordin e anijes, duke bërë të ditur se në këtë mjet ndodheshin disa klandestinë. Burime të tjera në rrjetin social “Twitter”, bënë të ditur se në bordin e anijes ndodhen 700 udhëtarë. Por deri tani nuk ka ende një konfirmim zyrtar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here