Home Aktualitet Aksident ne superstraden Lezhe – Shkoder, 7 te plagosur

Aksident ne superstraden Lezhe – Shkoder, 7 te plagosur

539
0

aksidenti-KorceNjë aksident i rëndë ka ndodhur në superstradën Lezhë-Shkodër, e për pasojë kanë ngelur të plagosur 7 persona. Ngjarja ndodhi sot rreth orës 09:45, në vendin e quajtur Balldre.

Sipas burimeve policore, mësohet një aksident u përfshinë mjetet Benz veturë me targë italiane DL-472-HV, i cili drejtohej nga shtetasi P.H., 39 vjeç, banues në Kallmet dhe mjeti ‘Wolswagwn’ me targë belge EPQ-500, që drejtohej nga I.O., 41 vjeç, banues në Preshevë, Serbi.

Për pasojë janë plagosur dy drejtuesit e mjeteve dhe pasagjeret që udhëtonin në mjetin Wolsvagwn, shtetasi N.A, 40 vjeç, bashkëshortja e shtetasit I.O, dy djemtë e shtetasit I.O , G.O, 15 vjeç, dhe L.O., 13 vjeç, si dhe A.R, 7 vjeç, të cilët janë dërguar në Spitalin Rajonal Lezhë, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje ku po kryen veprimet procedurale për zbardhjen e rrethanave të këtij aksidenti.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here