Home Aktualitet Linja e kokainës, gjermanët gjurmuan partneren e Hysenit

Linja e kokainës, gjermanët gjurmuan partneren e Hysenit

581
0

pranvera-ebeling_agaSurvejimi nga gjermanët i bashkëjetueses së Ilir Hysenit arriti të zbulojë një nga bandat më të mëdha të trafikut të kokainës në vendit tonë, ku 9 persona kanë rënë në pranga deri më tani, e më i bujshmi, arrestimi i Ermal Hoxhës, nipit të ish-diktatorit të komunizmit Enver Hoxha.

Autoritetet gjermane kishin vënë në survejim gruan e cila bashkëjetonte në Gjermani me Ilir Hysenin i divorcuar prej 10 vitesh, shqiptarin e arrestuar në Tiranë të dyshuar si kreu i grupit të kokainës. Përmes gjurmimit të saj autoritetet gjermane donin të zbulonin origjinën e kokainës që vinte në Gjermani dhe rrjetit të trafikut.

Ajo është marrë në survejim më datë 14 dhjetor 2014, ditë kur la Gjermaninë në rrugë tokësore drejt Italisë dhe pikërisht më 17 Dhjetor autoritetet gjermane kërkuan autorizimin e prokurorisë shqiptare për të vijuar survejimin e saj, pasi bashkëjetuesja e Ilir Hysenit duke lënë portin italian po merrte tragetin për të hyrë në territorin shqiptar.

Kërkesa urgjente i është dërguar Prokurorit të Krimeve të Rënda Eugen Becit dhe Haki Cakos, zv.drejtor i përgjithshëm i Policisë së Shtetit.

Hetimet ndaj saj zbuluan se gruaja komunikonte vazhdimisht me Ilir Hysenin dhe se makina që gjrumohej kishte udhëtuar drejt laboratorit të kokainës në Xibrakë. Më tej do të ishin autoritetet shqiptare të cilat mbi këto informacione nisën survejimin e mëtejshëm, që çoi në arrestimin e 9 pjesëtarëve të dyshuar të këtij grupi kriminal.

Grupi i kokainës kishte krijuar lidhje me kartelet e drogës në Kolumbi prej nga dyshohet se vinte lënda narkotike, e që përmes përpunimit në laboratorin e kokainës në Shqipëri, trafikohej në vendet e Evropës Perëndimore, kryesisht në Gjermani.

Personat e arrestuar
Ilir Hyseni
Gentian Gjonaj
Kelmend Dalipi
Arjan Dalipi
Sajmir Batku
Ermal Hoxha
Kastriot Imeri
Cesar Avila
Walther Moreno

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here