Një grup shqiptarësh nga Shqipëria dhe Kosova kanë formuar një organizatë në Itali, e cila ka si funksion të saj rekrutimin e luftëtarëve të huaj që t’i bashkohen ISIS, shtetit islamik në Irak.
Lajmi bëhet i ditur nga mediat italiane të cilat citojnë një burim të Prokurorisë së Përgjithshme shqiptare i cili thekson se organi i akuzës në vendin tonë është në komunikim të vazhdueshëm me homologët e tyre italianë për të shkëmbyer informacion lidhur me dyshimet e ekzistencës së një grupi të quajtur “Spinners të Ballkanit”.
Mësohet se grupi ka krijuar celula xhihadiste që veprojnë kryesisht në Itali ku anëtarët e saj janë punëtorë emigrantë dhe janë duke bërë përpjekje të mëdha për të bindur italianë që jetojnë në Itali për t’u bashkuar me grupet xhihadiste dhe të udhëtojnë për në Siri si luftëtarë. Sipas hetimeve, këto celula rekrutojnë njerëz duke i bindur ata që të shkojnë në Shqipëri, Turqi apo Greqi për të arritur në Siri. Hetuesit thonë se deri më tani janë identifikuar katër bazat e rrjetit xhihadist në Itali, ku qelizat kryesore janë gjetur në Romë dhe Milano, por edhe në qytete të tjera si Lucca dhe Siena.
Në kryeqytetin italian qelizat xhihadiste janë identifikuar si më të mirëorganizuara, dhe punojnë me intensitet të veçantë në rrethin e “Centocelle”. Njerëz të shumta janë aktualisht nën hetim dhe janë konsideruar veçanërisht të rrezikshëm, sepse përfaqësojnë ekstremizmin më të lartë xhihadist. Sipas mediave italiane, grupi i shqiptarëve pjesë e këtyre celulave, e ndjejnë si detyrën e tyre për të rekrutuar njerëz të cilët aspirojnë për të luftuar në Shtet Islamik, një fenomen i përhapur në Shqipëri dhe Kosovë, ku gjithashtu po zhvillohen një numër i madh hetimesh.
150 shqiptarë pjesë e ISIS, rekrutimet financohen nga sipërmarrës në Shqipëri
Siç theksohet nga mediat italiane ka rreth 150 shqiptarë të Shqipërisë dhe Kosovës që janë tashmë të njohur edhe në mesin e xhihadistëve ISIS në Ballkan. Sipas hetimeve Genci Balla dhe Bujar Hysa janë dy prej personave më të njohur pjesë e rrjetit rekrutues të xhihadistëve, të cilët e kanë shpallur veten “imam” dhe kanë luajtur role kyçe të rekrutimit gjatë periudhave të kaluara në burg.
Sipas Prokurorisë së Tiranës, këta të dy kishin kontakte me financues në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni të mbështetur nga Ebu Usejd, nga Elbasani, i cili bashkë me financues të tjerë të Elbasanit dhe Tiranës kanë dhënë fonde për Ballën dhe Hysën duke ua lehtësuar në këtë mënyrë qëllimin e tyre për të dërguar qytetarët e të gjitha nacionaliteteve në Siri. Sa i përket rastit të Italisë, edhe pse janë identifikuar katër bazat e rrjetit xhihadist në Milano, Lucca, Siena dhe Romës, ekspertët e anti-terrorizmit, vështirësinë kryesore e kanë në identifikimin e lagjeve dhe zonave ku veprojnë këto grupe.
Shqipëria e ekspozuar ndaj terrorizmit, përdoret si vend tranzit
Çështjet më të fundit të sigurisë në kontinentin evropian, do të jenë baza e takimit të ministrave të jashtëm europian. Në këtë takim pritet të diskutohen sulmet terroriste në Paris dhe qelizat xhihadiste në Belgjikë, të cilat krijuan panik në Evropë. Sipas mediave italiane, nga ana e tyre autoritetet shqiptare janë të shqetësuar për situatën aktuale në Evropë, për shkak se disa nga këto celula janë të lidhura ngushtë me Shqipërinë. Në një përpjekje për të koordinuar më mirë luftën kundër terrorizmit, Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka mbajtur pak ditë më parë një takim për çështjet që kanë të bëjnë me sigurinë kombëtare. Në këtë takim ishin të pranishëm në mbledhje anëtarët e Komisionit për Sigurinë Kombëtare, Kryeministri Edi Rama, Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla si dhe Kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror inteligjencës, Visho Ajazi Lika.
Në fjalën e tij në këtë tryezë Presidenti Nishani tha se aktet terroriste nuk njohin kufij. “Ne jemi të vetëdijshëm për faktin se aktivitetet e grupeve terroriste kanë filluar në mënyrë të strukturuar në aspektin ideologjik dhe praktik që në shtator të vitit 2001 me sulmin në Nju Jork dhe pastaj janë rritur me daljen e organizatave të tjera. Ngjarjet në Irak, Siri, por edhe aktet më të fundit në Evropë tregojnë se ky aktivitet terrorist nuk njeh kufij: në çdo vend, në çdo demokraci, çdo shoqëri dhe çdo qytetar ndihet i kërcënuar, dhe prandaj është detyrë e institucioneve tona të vlerësojmë këtë rrezik global për lirinë dhe sigurinë dhe, në të njëjtën kohë, të koordinojmë veprimet e përbashkëta në kuadrin e aleancave. ” tha Nishani
Ekspertët thonë se Shqipëria është një vend veçanërisht i ekspozuar ndaj grupeve terroriste, pasi është bërë një objektiv për zhvillimin e zonës në kontekstin e masës së paligjshme të emigracionit. Sipas tyre terroristët mund të shfrytëzojnë territorin shqiptar për të kaluar në vendet e tjera, duke marrë parasysh pozitën gjeostrategjike si një udhëkryq mes Evropës, Afrikës Veriore dhe Azisë.
Shqipëria është ndeshur edhe me të ashtuquajturin fenomenin e “luftëtarëve të huaj”, shtetas shqiptarët të cilët janë bërë pjesë e organizatave terroriste që luftojnë në Siri dhe Irak. Sipas mediave italiane edhe burgjet janë përdorur si platforma të rëndësishme nga terroristët dhe organizatat kriminale për të indoktrinuar, rekrutuar dhe inkurajuar persona që të bëhen pjesë e veprimeve terroriste. Mësohet se kontaktet janë të ruajtur dhe aktivitetet kriminale janë të udhëzuar nga burgjet. Fakti që vendi është i ekspozuar plotësisht ndaj kërcënimeve terroriste është pranuar edhe nga Kryeministri, Edi Rama. “Qytetarët shqiptarë të Shqipërisë apo në rajon i janë përgjigjur thirrjeve të organizatave terroriste si Al Kaeda apo të ashtuquajturit Shtet Islamik dhe shkuan të luftojnë në Siri dhe Irak. Disa prej tyre kanë humbur jetën në këto luftëra, duke lënë pas familje, gratë, fëmijët dhe shumë probleme të tjera sociale dhe të sigurisë, ” tha Rama.