Home Politike Berisha: gati hetimi i materialeve zgjedhore, por kutite nuk hapen

Berisha: gati hetimi i materialeve zgjedhore, por kutite nuk hapen

571
0

HIMARË- Kryeministri Sali Berisha në një konferencë për shtyp, të mbajtur në Himarë nuk ka nguruar të flasë për situatën politike. Pas vizitës që bëri në kalanë e Himarës, Berisha u shpreh se në qendër të vemendjes së tij do të jetë turizmi por nuk ka lënë pa përmendur edhe zhvillimet politike që presin në shtator.

Në lidhje me komisionin hetimor që do të ngrihet për të hetuar zgjedhjet e 28 qershorit, kryeministri sqaron se ai do ti përmbahet pikë për pikë Rezolutës së PE.
“Ka një rezolutë të Parlamentit Europian. Unë mbetem për zbatimin e saj germë për germe dhe në frymën e saj totale. Rezoluta përcakton qartë se çfarë duhet të hetohet dhe unë i qëndroj plotësisht asaj, i qëndroj plotësisht ligjeve dhe kushtetutës së vendit. Shqipëria nuk mund të bëhet dhe zhbëhet. Shqipëria bëhet vetëm duke respektuar ligjet dhe Kushtetutën e saj dhe përmirësuar ato, jo duke i shkelur”, – deklaroi Berisha.

Në interpretimin që kryeministri i bën Rezolutës së PE, përfshihet hetimi i materialeve zgjedhore por që nuk përfshijnë fletët e votimit. Duke theksuar se është i gatshëm të bashkëpunojë për cdo pikë në kuadrin ligjor, Berisha shpreh hapur mendimin se hetimi i zgjedhjeve nuk i perfshin fletët e votimit.

“Mendoj se rezoluta ka përcaktuar qartësisht hetimin e materialeve të votimit dhe nëse e keni ndjekur, ju duhet ta dini ka pasur ndonjë deputet të thekur të majtë që kërkoi më shumë, por 547 deputetë europianë votuan për materialet e votimit, të cilat nuk përfshijnë fletët e votimit. Të gjitha të tjerat, çka është në kuadrin ligjor, çka është në kuadrin kushtetues, qëndroj plotësisht i vendosur të bashkëpunoj me opozitën”, – u shpreh kreu I ekzekutivit.

Kryeminsti Berisha deklaroi më tej se të ardhurat nga turizmi janë rritur këtë vit me 60%, ndërsa nuk munguan notat e ironisë për kolegët opozitarë, të cilët i ftoi ta kritikonin përsëri, pasi sipas Berishës, “kjo është detyra e tyre, por të mos mohojnë, sepse nihilizmi në Shqipëri ka një origjinë shumë të keqe. Nihilizmi në Shqipëri shkoi deri në mohimin e zotit. Të mos harrojnë kurrë këtë. Ky është realiteti. Çfarëdo që të shprehësh ti, nuk mund ta ndryshosh këtë realitet. Himara është kjo, me të gjitha këto investime dhe infrastrukturë. Shqipëria është kjo, me të gjitha këto ndryshime. Ndaj unë i ftoj opozitarët të vizitojnë vendin e tyre, ta prekin realitetit. Ky realitet nuk është kurrë rozë, nuk është kaq i purpurt, ka të gjitha arritjet e problematikat, por nihilizmi është absolutisht, mohimi i vetvetes në një farë mënyre, pasi çdo gjë që të bësh, realitetin nuk mund ta mohosh”, – theksoi ndër të tjera kryeministri.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here