Mediat ndërkombëtare thuajse çdo ditë raportojnë për arrestime të shqiptarëve të cilët janë pjesë e grupeve kriminale që merren me trafikimin e lëndëve narkotike.
Një rast të tillë raportojnë edhe mediat britanike të cilat shkruajnë se 9 shqiptarë, të akuzuar për shpërndarje kokaine në Britani janë dënuar me 44 vite e 6 muaj burg në total nga një gjykatë në Sussex.
Arrestimi i tyre është bërë gjatë një operacioni policorë në Brighton dhe Hove, qershorin e shkuar, pasi u kapën me kokainë e makina, që kapnin vlerën mijëra paund.
Mes të arrestuarve ishte edhe kreu i bandës, Mevlan Dema, i cili është ndalur ndërsa po udhëtonte me makinën e tij BMW në Brighton, ku iu gjet kokainë.
Nga ana tjetër thuhet se 8 nga të arrestuarit pjesë e kësaj bande kishin hyrë ilegalisht në Angli.
Të nëntë u shpallën fajtorë për shpërndarje kokaine dhe vendimi për ta u mor pas dy seancave dëgjimore, më 22 Mars dhe një tjetër pak ditë vonë. Kreu i bandës, Mevlan Dema u dënua gjithashtu për pastrim parash.
Masat e marra ndaj shqiptarëve janë:
Mevlan Dema 32 vjeç u dënua me 13 vite burg.
Gledis Osmani, 21 vjeç, u dënua me 8 vite burg.
Klinton Dani, 23 vjeç, u dënua me 3 vite e gjysmë burg.
Ndriçim Xhepa, 28 vjeç u dënua gjithashtu me 3 vite e gjysmë burg.
Leonard Dema, 35 vjeç u burgos me 3 vjet.
Ramazan Capa 21 vjeç, Genti Capa 27 vjeç, Kadri Dema 24 vjeç dhe Izmir Dema 25 vjeç, u dënuar me nga 3 vite e gjysmë burg secili.