Home Aktualitet Godina e re e Juridikut, Berisha: Çdo gjë për dijen

Godina e re e Juridikut, Berisha: Çdo gjë për dijen

621
0

Kryeministri, Sali Berisha, duke garantuar angazhimin total të qeverisë për arsimin dhe zhvillimin e tij ka kërkuar nga pedagogët dhe studentët nxitje të lirisë akademike, që tashmë është në dorë në universiteteve. Ai ka theksuar se gara e dijes eshte thelbesore per mberritjen e synimit “Shqiperia nje vend i zhvilluar”.
Gjatë përurimit të godinës së re të pagëzuar “Liria”, të Fakultetit të Drejtësisë dhe Shkencave Sociale, në ish Kinoklubin e Qytetit Studenti, Berisha ka deklaruar se vend më të merituar për ata që 20 vjet më parë u përballën me regjimin më të egër diktatorial nuk mund të gjendej.
“Ju ftoj të bëni gjithcka për tëe qëndruyar në krye, të ecni me dinjitet në këtë garë, gara e dijes është dhe mbetet vendimtare për fatine këtij vendi për të kapur nivelin e vendeve të zhvilluara. Kamë besim se ata që Shqipërinë në këto 20 vite e nxorrën nga honet e historisë, ata kanë besimin dhe energjinë për ta renditur atë në grupin e vendeve të zhvilluara”- tha Berisha, duke premtuar mbështetje të botës akademike.
Sipas tij, historia është e shkuara, që shërben për të parë kthjelltë drejt së ardhmes, por s’ka ndonjë ndërtesë tjetër në këtë qytet që të ketë histori më të bukur dhe të rëndësishme për vendin sesa kjo ndërtesë. “Gëzohem që sot këtu vendosen studentët e Fakultetit Juridik dhe Shkencave Sociale sepse ata ishin të krye të përpjekjeve të shqiptarëve për liri, dinjitet njerëzor, sot kjo ndërtesë u kthehet atyre në auditore dhe askujt nuk i takonte më shumë se ju. Studentëve që 20 vite më parë u ngujuan në sallat e kësaj ndërtese në një beteje legjendare me diktaturën”- tha ai.
Berisha renditi arritjet e bëra gjatë këtyre viteve, duke theksuar se ato që mbeten janë edhe më të vështira e po aq të rëndësishme, por qeveria sipas tij është e angazhuar t’i përmbushë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here