Ambasada Franceze në Tiranë ka paralajmëruar shtetasit francezë që jetojnë në kryeqytetin shqiptar që të shmangin lëvizjet në rrugët pranë Parlamentit, ku do të mbahet edhe protesta e PD-së më 17 dhjetor rreth orës 10:00.
Ambasada franceze në Tiranë nëpërmjet faqes së saj zyrtare pasditen e së martës, shprehet: “Partia Demokratike do te organizoje këtë të enjte, me 17 dhjetor, ora 10:00, një demonstratë në frontin e parlamentit për të penguar miratimin e buxhetit 2016. Si rezultat i kësaj, ambasada franceze rekomandon shtetasit franceze të mos qarkullojnë në këtë aks kryeqytetit”, shkruan ajo në faqen e saj zyrtare.