Home Aktualitet Protestuesi: Me dhane 10 mije leke te qelloja me gure Kryeministrine

Protestuesi: Me dhane 10 mije leke te qelloja me gure Kryeministrine

595
0

PROTESTUESIT TEK BUNKERI - /r/n/r/nPROTESTERS TRY TO DESTROY THE BUNKER -“Kam qenë i shtyrë për të qëlluar në pro testën e opozitës. Kam marrë një shumë qesharake prej 10 mijë lekësh të vjetër. Lekët i mora sapo mbërrita në Tiranë. Ishte një autobus i tërë që iu dhanë lekë”. Kështu shprehet 16-­vjeçari Xhuljano Ç., i cili u ndalua nga policia pas incidenteve të ndodhura gjatë protestës së 8 dhjetorit, që u zhvillua nga opozita.

Sipas policisë, i riu nga Durrësi ishte një nga personat që ka qëlluar me gurë para Kryeministrisë.

Në një intervistë për “Gazeta Shqiptare”, i riu shpjegon se ky fakt është më se i vërtetë, por mohon të ketë qenë i pranishëm edhe te bunkeri.

Xhuljano, ju jeni një nga personat e ndaluar për protestën e 8 dhjetorit, që u zhvillua nga opozita. Ku u arrestuat dhe çfarë keni deklaruar në polici?

Policia më ka arrestuar në Tiranë, përpara Kryeministrisë. Në polici kam deklaruar ato që ndodhën në protestë, ato që unë bëra atje.

Ti, ishe i pranishëm në momentet që ndodhën incidentet? Ju vetë, keni qëlluar? Unë kam qëlluar 3 ose 4 herë me gurë vetëm para Kryeministrisë.

Po te bunkeri, ke qenë i pranishëm në momentet kur ai po dëmtohej?

Jo, nuk kam qenë fare aty në ato momente dhe nuk kam qëlluar asnjëherë te bunkeri. Deri në ato momente kam qenë atje, por më pas jam larguar nga shokët. Nuk po gjeja dot rrugën për t’u kthyer për në Durrës dhe kalova sërish nga Kryeministria. Aty pastaj më kapi policia.

Me çfarë qëllimi qëlluat me gurë?

Kam qenë i shtyrë që të qëlloja. Ne u paguam, atë ditë që kemi shkuar në protestë.

Sa është vlera që keni marrë?

Shuma që mora është qesharake, po ta thuash. Kam marrë vetëm 10 mijë lekë të vjetër. Nuk isha vetëm unë i shtyrë që të qëlloja, ka pasur shumë persona të tjerë që ishin të shtyrë. Ishte një autobus plot me njerëz që morën lekë. Pastaj na thanë “do bëni çfarë të bëhet aty”.

Kush jua dha lekët? E njihje ti atë person?

Jo, nuk e njihja, sepse ditën e protestës unë jam nisur nga Cërriku, pasi kam qenë te disa të afërmit e mi. Kam dalë në mëngjes për të bërë një xhiro dhe dëgjova disa persona se të jepnin nga 10 mijë lekë të vjetër për të shkuar në Tiranë dhe mendova që të shkoja edhe unë. Lekët na i shpërndanë sapo zbritëm në Tiranë. Unë mora vetëm 10 mijë lekë, kurse për të tjerët nuk di gjë, nuk e di se sa kanë marrë.

Xhuljano, po gjatë kohës që keni qenë në ambientet e komisariatit në Tiranë, a është ushtruar dhunë ndaj jush?

Jo, nuk pati asnjë dhunë ndaj meje. Mbi mua nuk vuri dorë njeri.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here