Home Aktualitet Kapen 145 kallëpe tritol në Berat dhe Tropojë

Kapen 145 kallëpe tritol në Berat dhe Tropojë

784
0

tritolRreth 145 kallëpe tritol janë sekuestruar gjatë 24 orëve të fundit nga ana e policisë së shtetit, ndërsa janë arrestuar në flagrancë tre persona, të akuzuar si posedues të lëndës eksplozive.

Dy operacione të ndryshme policore gjatë ditës së sotme, kanë vënë në pranga një 17 vjeçar me iniciale A.D nga Berati, 33 vjeçarin Abedin Osmanaj banues në fshatin Degë në Tropojë si dhe 53-vjeçarin Myftar Vata.

Gjatë operacionit policor në Berat, policia ka arritur të sekuestrojë 25 kallëpe tritol 2 metër fitil, rreth 4000 fishekë luftarak si dhe 500 gramë lëndë narkotike kanabis sativa. Drejtori i policisë Berat, Afrim Tafa, gjatë një lidhje telefonike për A1 Report tha se tritoli ishte i destinuar për tregun e brendshëm.

Ndërkohë në operacionin e zhvilluar në Tropojë, janë sekuestruar 100 kapsolla, 150 metër fitil, dhe 2 kuti me nga 24 kg secila, të cilat përmbanin në total 120 kallëpe tritoli. Poseduesi i lëndës eksplozive Abedin Osmanaj u vu në pranga gjatë momentit që po transportonte me automjetin e tij sasitë e mësipërme. Në prangat e policisë është vënë edhe 53-vjeçari Myftar Vata, i cili ishte magazinier i subjektit të licencuar, pasi ka shitur lëndën plasëse në kundërshtim me rregullat e vendosura për shitjen e kësaj lënde.

Drejtori i Policisë Berat: Tritoli ishte destinuar për tregun e brendshëm
Drejtori i Përgjithëm i Policisë së Beratit Afrim Tafa, gjatë një lidhje telefonike me televizionin A1 Report, ka shpjeguar detaje nga sasia e tritolit të kapur në këtë qark ditën e sotme.

I pyetur lidhur me destinacionin e sasisë së eksplozivit, drejtori i policisë ka bërë të ditur se ai i shte i destinuar për të përfunduar në tregun e brendshëm. Sipas kryepolicit të Beratit, hetimet lidhur me blerësit dhe personat e mundshëm të implikuar vazhdojnë. Tafa theksoi se operacioni i sotëm është në kuadër të planit të masave dhe luftës së hapur nga ana e Ministrisë së Brendshme ndaj krimit të organizuar, dhe se operacione të ngjashme janë shtrirë në të gjithë vendin.

Kush ishin blerësit, kush ishte destinacioni?
Tafa: Në bazë të informacioneve operative lënda eksplozive përdorej për tregun e brendshmë dhe ishte e destinuar per tregun e brendshëm
Sot janë zhvilluar dy operacione ne Berat dhe në Tropojë, keni patur koordinim dhe me drejtorinë e policisë në këtë qark?
Tafa: Siç e thashë në jemi në zbatim të planit të masave të firmosur nga drejtori i përgjithshëm i policisë në zbatim të urdhrave dhe udhëzimeve të ministrit të brendshëm të cilat kanë dalë për këtë qëllim.

Berat, arrestohet 17 vjeçari, sekuestrohen 25 kallëpe tritol
Policia e Beratit ka sekuestruar 25 kallëpe tritol, 2 metër fitil, rreth 4000 fishekë luftarakë si dhe 500 gramë kanabis sativa, ndërsa ka vënë në pranga një 17 vjeçar si dhe kja nisur procedimin penal të një 35 vjeçari.

Në kudaër të finalizimit me sukses të operacionit të koduar “Mbjeshova”, u bë i mundur arrestimi i 17 vjeçarit me iniciale A.D banues në fshatin Mbjeshovë, komua Sinjë, si dhe filloi proçedimi penal në gjendje të lirë ndaj shtetasit K.I, 35 vjeç, banues po në fshatin Mbjeshovë.

Sipas policisë, arrestimi i 17 vjeçarit, u bë për arsye se gjatë kontrollit të ushtruar nga ana e shërbimeve të policisë në banesën e tij iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 25 kallëpe tritol, 2 metër fitil,rreth 4000 fishekë luftarak si dhe 500 gramë lëndë narkotike kanabis sativa.

Ndërsa procedimi penal në ngarkim të shtetasit K.I u bë për arsye se gjatë kontrollit të ushtruar nga ana e shërbimeve të policisë në banesën e tij iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës material 90 copë fishekë psitolete.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, seksionit të të miturëve, për 17 vjeçarin A.D, për veprat penale “Prodhim dhe mbajtaja pa leje ë armëve luftarake dhe municionit’ si dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”parashikuar ndërsa, për 35 vjeçarin K.I, Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Prodhim dhe mbajtaja pa leje e armëve luftarake dhe municionit’parashikuar.

Tropojë, sekuestrohen 120 kallëpe tritol, në pranga 2 persona
Një 33-vjeçar nga Tropoja është arrestuar ditën e sotme pasi i janë gjetur 120 kallëpe me tritol. Abedin Osmanaj, banues në fshatin Degë, është arrestuar në flagrancë teksa po transportonte me automjetin e tij 100 kapsolla, 150 metër fitil, dhe 2 kuti me nga 24 kg secila të cilat përmbanin në total 120 kallëpe tritoli.

Ndërkaq, në prangat e policisë është vënë edhe 53-vjeçari Myftar Vata, i cili ishte magazinier i subjektit të licencuar, pasi ka shitur lëndën plasëse në kundërshtim me rregullat e vendosura për shitjen e kësaj lënde, të parashikuar nga neni 282 i Kodit Penal.

Ndërsa për 33-vjeçarin është marrë masa e arrestit për veprën penale të parashikuar “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake” në nenin 285 të Kodit Penal.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here