Home Aktualitet Kapet Mikel Shallari, vrasesi i kryepolicit Artan Cuku

Kapet Mikel Shallari, vrasesi i kryepolicit Artan Cuku

1018
0
Mikel Shallari, vrasesi i Kryekomisarit, Artan Cuku

Mikel Shallari është autor i arrestuar si vrasësi i kryepolicit Artan Cuku më 8 Prill 2017, pranë banesës së të ndjerit Cukut në rrugën e kosovarëve në Tiranë.

Autorësia e krimit të kryer nga Shallari u bë publike nga drejtori i përgjithshëm i policisë Haki Cako dhe zv.Prokurori i krimeve të rënda Enrik Ligori.

Me arrestimin e Shallarit policia bënë me dije se ai është i përfshirë në aktivitetin kriminal të vrasjeve me pagesë, por ende nuk ka pranuar të bashkëpunojë për të treguar porositësit e këtij krimi.

I riu nga Kuçova është arrestuar me kërkesë të prokurorisë së krimeve të rënda, ndërsa prova që çoi në zbulimin e tij është profile gjenetik i ADN-s, gjurmë të cilën Mikel Shallari e ka lënë në rrobat që hodhi pak minuta pas vrasjes në një kosh mbeturinash pranë vëndit të krimit.

Këto prova janë analizuar me ndihmën e partnerëve Europinë dhe policisë së shtetit në një nga laboratorët më profesional të kriminalistikës dhe rezultati ka qenë se gjurmët e gjetura janë ato të Mikel Shallarit.

Shallari 24 vjec rezulton person me precedent penal për krime si armëmbajtje e trafik narkotikësh ndërsa ka qenë më parë i proceduar si në Shqipëri ashtu dhe jashtë vendit.

Mbrëmjen e 8 Prillit Mikel Shallari ekzekutoi me 5 plumba pistoletë Artan Cukun ish drejtorin e policisë së Vlorës dhe oficer karriere, ndërsa pas atij krimi Shallari u largua duke fshehur dhe armën sikur shihni në këto pamje.

I pyetur nga ReportTv kryepolici Cako u shpreh se për armën dhe prova të tjera hetimet mbeten ende të hapur.

Për zbardhjen e këtij Krimi policia vendosi dhe një shpërblim prej 10 milion lekë për të identifikuar Mikel Shallarin ndërsa të gjitha informacionet e publikut kanë qenë të pakta për të identifikuar të riun i cili u zbulua vetëm falë ADN-s.

Shallari prej disa kohësh jetonte në Tiranë në një godinë pranë qytetit Studenti ndërsa nga data 8 prill që kreu krimin rezulton se ka tentuar disa herë të largohet jashtë vendit.

Shallari refuzon të tregojë porositësin, dyshohet se mori 25 mijë euro
Pas arrestimit Shallari ka refuzuar të tregoj porositësit e këtij krimi, fakt që u konfirmua dhe nga zëvendës prokurori i krimeve të rënda Enrik Ligori.

Ditën e hënë Mikel Shallari do të dalë para gjykatës së krimeve të rënda për tu njohur me masën e sigurisë arrest me burg të kërkuar nga prokuroria.

Shallari është nën akuzë për vrasje në rrethana cilësuese, ndërsa hetimet janë përqendruar dhe tek zbulimi i një grupi kriminal për vrasje me pagesë për të cilën të dhënat e policisë janë se Shallari ka marrë 25 mijë euro.

Haki Çako: Mikel Shallari autori i vrasjes
Në datë 10 qershor është ndaluar Mikel Edmond Shallari, lindur në Kuçovë dhe banues në Qytet Studenti në Tiranë, i cili është autori i dyshuar vrasjes së Artan Cukut.

Roli i Shallarit është ekzekutor. Ka edhe persona të tjerë të shpallur në kërkim. Provat e administruara janë të konsiderueshme, vazhdojmë punën për dokumentimin e plotë.

Është person me precedent, i skeduar nga Policia e Shtetit.

Detajet e tjera i përkasin hetimit dhe do të zbardhen në një moment të dytë” deklaroi drejtori i Policisë Haki Çako.

Prokurori: Shallari vrasësi, por nuk dihet ideatori
Prokurori i Krimeve të Rënda, Henrik Ligori deklaroi se deri tani dihet vetëm ekzekutori, ndërsa porositësi ende jo. Ai u shpreh se autorit i është ofruar bashkëpunim, por deri tani ai nuk ka pranuar krimin.

Ideatorin ende nuk e dimë. Mund të jetë Mikel Shallari, mund të jetë dikush tjetër. Unë kam pasur dy komunikime me të. Ai vazhdon të mohojë përfshirjen e tij në krim.

I janë treguar të gjitha provat që e ngarkojnë atë me përgjegjësi. Ai është njohur me to, i janë ofruar të gjitha lehtësitë që parashikon ligji në rastet e bashkëpunimit me drejtësinë, ka një modifikim të qëndrimit.

Ne jemi në komunikim të vazhdueshëm me të”, tha prokurori i Krimeve të Rënda.

Demiraj përgëzon policinë: Angazhim maksimal 
Ministri i Brendshem Dritan Demiraj ka pergezuar Policine e Shtetit per arrestimin e te dyshuarit per vrasjen e Komisar Artan Cukut.

Ministri Demiraj ka ndjekur ne vijimesi ecurine e hetimit te kesaj ngjarje te rende dhe ishte angazhuar prane familjes se Cukut ne viziten e 29 majit 2017 se Policia e Shtetit ishte e angazhuar maksimalisht per zbardhjen e plote te ngjarjes, kapjen dhe dergimin para drejtesise te autoreve.

Ne vijim, Ministri Demiraj konfirmon mbeshtetjen e fuqishme per Policine per rritjen e kontrollit te territorit kunder trafiqeve, dhe pastrimin e radheve te Policise nga te inkriminuarit dhe personat e perfshire ne trafikun e droges.

Jeta luksoze e vrasësit të Cukut: Asgjë s’është e pamundur
Mikel Shallari është vrasësi i Artan Cukut, ndërsa zbulohen të tjera detaje nga jeta e tij.

25-vjeçari jetonte me pasionin për armët. I riu ka publikuar disa foto në faqen e tij në Facebook i rrethuar nga eurot.

Mikel Shallari

Ja kush është i riu nga Kuçova që është arrestuar për vrasjen e kryepolicit Artan Cukut

Artan Cuku u vra në derën e banesës
Artan Cuku, 42-vjeç, ish-drejtori i Policisë së Vlorës, u ekzekutua me armë zjarri në datë 8 Prill në mbrëmje.

Ai ka mbetur i vdekur në vend, pasi është qëlluar nga një distancë e afërt.

Cuku ka qenë pranë banesës së tij, në hyrje të pallatit, kur sapo u nda nga gruaja dhe dy fëmijët u qëllua nga dy persona të armatosur.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here