Home Aktualitet Shpërthim pranë çadrës së PS-së, plagoset kalimtari

Shpërthim pranë çadrës së PS-së, plagoset kalimtari

559
0

Shpërthimi në një kosh plehrash në Kryqëzimin e Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” ka pasur si bilanc një të plagosur. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së hënës, në afërsi të çadrës elektorale të PS, dhe sipas policisë e cila ka mbërritur menjëhërë në vendin ku ka ndodhur shpërthimi mësohet se në brendësi të kontenierit të plehrave, janë gjetur pjesë copash të një bombule gazi.

Ndërkohë që të dhënat janë kontraditore, pasi sipas dëshmitarëve bëhet e ditur se shpërthimi ka qenë mjaft i fuqishëm dh se kanë parë dy persona që mbanin në dorë të plagosurin nga ky shpërthim Armando Dyrmishin, madje në afërsi të koshit është gjetur edhe një fitil duke hedhur dyshimin se shpërthimi nuk ka ardhur nga një bombul gazi.

Ndërsa grupi i posaçëm hetimor, ekspertë xhenier, ekspertë antiekspoliziv, kanë kryer veprimet e para hetimore dhe proceduriale duke mbledhur dhe administruar provat që kanë gjetur menjëhërë pas shpërthimit.

Sipas policisë pista e parë që po hetohet është ajo e shpërthimti të një bombule gazi, e pa përfunduar, por nuk japin shpjegime se si ka shpërthyer.

Ndërsa pista e dytë është ajo e një lënde plasëse. Hetimet do të jenë ato që do të nxjerrin dhe zbardhin ngjarjen. Ndërkohë që në vendin e ngjarjes ka qenë edhe ambasadori amerikan Aleksandër Arvizu, i cili ka biseduar me drejtues të policisë së Tiranës si dhe deputet të PS, të cilët qëndrojnë në çadrën e ngritur në bulevadin “Dëshmorët e kombit” që shërben për fushatën zgjedhore të zgjedhjeve vendore të 8 majit.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here