Home Ekonomi TAP, Shqipëria fillon përgatitjen e Master Planit

TAP, Shqipëria fillon përgatitjen e Master Planit

614
0

tapBanka Evropiane e Investimeve (BEI) ka autorizuar fillimin për përgatitjen e Master-Planit të Gazi për Shqipërinë dhe një Plan-Projekt identifikimi, me financim të Komisionit Evropian me vlerë 1,1 milionë euro, që duhet të përfundojë në nëntor 2016.

Ministria e Energjisë dhe Industrisë njoftoi sot se ky financim është pjesë e programit të Investimeve për Ballkanin Perëndimor (wBIF), që përfshin përgatitjen e një
master-plani gjithëpërfshirës afatmesëm për gazin natyror.

Në ministri për të diskutuar ndarjet me palët kyç të interesuara për zhvillimin e studimit u mbajt sot takimi prezantues ku grupi i ekspertëve të ëBIF paraqiti një përmbledhje të përqasjes së tyre për projektin.

Projekti lidhet me studimin e fizibilitetit që ka përfunduar më parë BIF për Tubacionin Jon-Adriatik (Kroaci -BH -Mali i Zi-Shqipëri), me Studimin e Fizibilitetit për një Terminal të gazit të lëngët në Krk (Kroaci), projektin në vazhdim të KE-së për Unazën e Gazit dhe me studimin e Master-Planit të Gazit në Malin e Zi, i cili ka nisur që nëntor 2014 dhe po kryhet nga asistenca teknike e Njësisë së Projektit për Infrastrukturën nga Konsorciumi COwI.

Masterplani për gazin do të shqyrtojë gjithë aspektet teknike, ligjore, rregullatore, ekonomike, tregun, sociale, etj, që lidhen me futjen e gazit në disa rajone të Shqipërisë dhe vetë projekti përputhet me synimet strategjike të vendit tonë në sektorin e energjisë.

Në vijim të përgatitjes dhe marrëveshjes për Master-Planin e gazit, do të përgatitet dhe miratohet një portofol përparësish për projekt-investimin për gazin, ç’ka i mundëson Shqipërisë që të tërheqë burime financiare për të zbatuar projektin e zhvillimit të rrjeteve të gazit.
Bërja e Masterplanit është kërkesë e MEI-t dhe sponsorizohet falë një projekti në ëBIF nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), që mund të veprojë si financiere e mundshme për projekte parësore bashkë me përfshirjen në përgatitjen e studimit. Përftues përveç MEI-t do të jenë Enti Rregullator i Energjisë dhe kompania publike “Albpetrol”. Zhvillimi i njohurive vendore, aftësive dhe ekspertizës për institucionet përgjegjëse në Shqipëri për zhvillimin e sistemit të gazit janë aspekt kyç i asistencës teknike që do të sigurohet.

Studimi përves shqyrtimit të burimeve potenciale të gazit në Shqipëri, përfshin eksplorimin e brendshëm, gazin që do të hyjë pas ndërtimit të tubacionit Jon-Adriatik, nga furnizimet përmes gasjellsave TAP dhe TANAP, ndërtimin e një depo magazinimi të madh nëntokësor për gazin dhe terminalin e GNL (Gazi natyror i lëngëzuar).
Parashikimi i kërkesës për konsumimin e ardhshëm të gazit në Shqipëri do të analizojë cdo sektor përdorues në Shqipëri, përfshirë shërbimet dhe industrinë, do të vlerësojë përfitimet nga stimujt për kalimin nga energjia elektrike te gazi, vendosjen e çmimit të tij në tregjet me pakicë dhe shumicë, por dhe nismat për eficiencën e përdorimit final të energjisë.

Studim i për masterplanin përfshin gjithashtu një itinerar dhe plan të mirë urbanistik për sistemin e transmetimit dhe shpërndarjes së gazit, me synim arritjen e një rrjeti të gazit me kosto më të ulët, sa më efikas nga ana ekonomike dhe me ndikim sa më të paktë në mjedis

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here