Home Aktualitet Rama: Më shumë kam komunikuar me ish-ministrin Tahiri se sa tim bir

Rama: Më shumë kam komunikuar me ish-ministrin Tahiri se sa tim bir

1586
0

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur mëngjesin e sotëm grupin parlamentar të PS.

Pikë e parë e rendit të ditës është qëndrimi i Partisë Socialiste ndaj kërkesës së Prokurorisë së Krimeve të Renda lidhur me deputetin Saimir Tahiri.

Në Shqipëri pas prindërve të tij vjen i pari një njeri që dëshiron të besojë pafajësinë e Saimirit, jam unë. Por ndryshe nga nëna dhe babai i Saimirit unë nuk jam prindi i tij edhe pse qysh se u bëra Kryeministër edhe tim bir e kam pas në komunikim pak herë në muaj ndërsa me Ministrin e Brendshëm kam komunikuar disa herë në ditë.” – tha Rama.

Ndërkohë të mërkurën do të mblidhet seanca plenare, ku pritet të hidhen në votim dy raportet, një nga opozita dhe tjetra nga mazhoranca pas votimit në Këshillin e Mandateve.

Mazhoranca ka autorizuar prokurorinë vetëm për kontrollin personal dhe të banesës së zotit Tahiri, nga ana tjetër opozita ka mbështetur të plotë kërkesën e Kriemeve të Rënda për arrestimin e Tahirit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here