Home Aktualitet Sarande, shperthim tritoli ne makinen e biznesmenit

Sarande, shperthim tritoli ne makinen e biznesmenit

527
0

policia-e-sarandesNjë shpërthim tritoli ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në qytetit e Sarandës, ku sasia e eksplozivit ishte vendosur në automjetin e një biznesmeni. Fatmirësisht nga shpërthimi nuk ka pasur të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Mësohet se sasia e eksplozivit ishte vendosur në mjeti tip Range Rover me targa AA 777 IN, në pronësi te biznesmenit Ilia Marini, pronar i 3 bizneseve në qytetin jugor,
Ngjarja është regjistruar rreth orës 04:00 të mëngjesit.

Nga shpërthimi mjeti është shkatërruar totalisht, por ka marrë zjarr dhe është djegur dhe një pjesë e lokalit. Policia ka nisur hetimet për të identifikuar autorin dhe përcaktuar shkaqet e këtij sulmi me tritol.

Burime nga policia e Sarandës bëjnë me dije se automjeti i pronarit të supermarketeve “Planet”, “Carefour” dhe restorantit “Beer House” në Sarandë, mjeti ndodhej i parkuar pranë lokalit “Beer House” ne lagjen nr.1, që është po në pronësi të Ilia Marinit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here