Home Aktualitet Gjyqtarja Mirela Mishgjoni digjet me acid

Gjyqtarja Mirela Mishgjoni digjet me acid

886
0

gjyqtarja-mirela-mishgjoniSulmi me acid ndaj gjyqtares Mirela Mishgjoni na ka tronditur të gjithëve. Është një akt shumë i rëndë. Policia dhe prokuroria duhet të zbardhin sa më shpejt ngjarjen dhe të venë në pranga autorin e krimit”. Kështu deklaroi dje kryetari i Gjykatës së Shkallës së Parë të Vlorës, Artur Malaj. Në një intervistë Malaj u shpreh se gjyqtarja nuk kishte marrë kërcënime më parë dhe se është sulmuar nga një person i moshës 20-22 vjeç. Sipas kryegjyqtarit, Mishgjoni është në gjendje të mirë shëndetësore, kjo dhe falë ndihmës që ajo mori nga pronari i një dyqani peshku menjëherë pas sulmit me acid.
Z. Malaj çfarë dosjesh kishte në shqyrtim gjyqtarja Mirela Mishgjoni?

Gjyqtarja Mirela Mishgjoni merrej me dosje penale. Bëhet fjalë për vepra të rënda penale si: vrasje, plagosje, grabitje etj. Pra kishte dosje, të cilat asaj i kishin rënë me short, siç edhe procedohet në gjykatë.
Dini gjë nëse gjyqtarja që sot (dje) dogj me acid para pallatit të saj, ishte kërcënuar më parë apo gjatë ditëve të fundit në lidhje me detyrën që bën?
Jo, Mirela nuk ka patur shqetësime në lidhje me punën që bën. Ajo nuk është kërcënuar. Nëse do të kishte probleme të kësaj natyre, apo të ishte kërcënuar, do të merrej në mbrojtje. Ajo është gjyqtare dhe e di vetë si procedohet në raste të tilla.
Ka marrë ndonjë telefonatë të dyshimtë gjyqtarja Mishgjoni para se të dilte nga pallati ku banon për të ardhur në gjykatë?
Jo. Nuk ka marrë telefonatë të tillë.
Mund të na tregoni se çfarë ka ndodhur konkretisht, kur gjyqtarja është përballur me personin që i hodhi acid në fytyrë dhe në trup?
Gjyqtarja në momentin që ka dalë nga pallati i saj është përballur me një person të panjohur, i moshës 20-22 vjeç. Mirela dhe agresori nuk kanë shkëmbyer asnjë fjalë. Gjithçka ka ndodhur në çast. I riu, i cili ka pasur një shishe në dorë i ka hedhur acid në fytyrë dhe në pjesën e kraharorit dhe më pas është larguar me vrap.
Pas ngjarjes e takuat gjyqtaren Mirela Mishgjoni?
Po, shkova në spital dhe e takova. U interesova për gjendjen e saj shëndetësore.
Si paraqitej gjendja e saj?
Normal, ajo ishte e traumatizuar nga ajo që i ndodhi, por më pas e mori veten. Pasdite e mori veten dhe ishte në gjendje të mirë shëndetësore. Mjekët thanë se ajo nuk është në rrezik për jetën. Pas ekzaminimeve të bëra, rezultoi se fatmirësisht Mirela nuk kishte pësuar dëmtim të retinës së syrit. Mjekët që e asistuan më thanë se gjyqtares i ka dhënë ndihmë pronari i një dyqani peshku.
Si e ndihmoi pronari i dyqanit të peshkut gjyqtaren?
Në momentin që i është hedhur acid në fytyrë, Mirela është futur në një dyqan peshku që ndodhej afër vendit të ngjarjes. Pronari i ka larë fytyrën me ujë të rrjedhshëm. Me atë ka shpëlarë dhe gojën. Kjo ishte gjëja e parë që duhej bërë. Kështu do të vepronin dhe mjekët në raste të tilla. Kjo ndërhyrje ka bërë që gjyqtarja të shmangte pasojat e rënda nga djegia me acid.
Prej sa vitesh punon si gjyqtare Mirela Mishgjoni?
Ajo punon që nga viti 2004.
Gjatë kohës që ju drejtoni Gjykatën e Shkallës së Parë të Vlorës, keni konstatuar probleme në lidhje me ecurinë e punës së Mirela Mishgjonit?
Jo, nuk ka pasur probleme. Ajo është shkarkuar para disa vitesh nga KLD dhe më pas është rikthyer sërish në detyrë.
Në shtator të vitit 2011 u vra gjyqtari Skerdilajd Konomi. Ndërsa në qershor të vitit që shkoi ju dhe familja juaj u kërcënuat me jetë për shkak të detyrës. Cili është apeli juaj?
Duhet që policia dhe prokuroria të zbardhin sa më shpejt ngjarjen dhe të vihet në pranga autori i krimit.

Gjykatësja u shkarkua nga puna për shkelje, gjykata e riktheu në 2009
Gjykatësja e Vlorës, Mirela Mishgjoni ka patur një përballje të fortë me drejtësisnë shqiptare. Sorollatjet që pati në dyert e gjyqësorit ku kishte shërbyer për vite të tëra, i vlejtën, për shkak se rifitoi sërish vendin e saj të punës, edhe pse ishte shkarkuar nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë për shkelje të rënda në detyrë. Mishgjoni trokiti deri në gjykatën e Strasburgut, ku atje fitoi të drejtën për të marrë pagën e saj sipas ligjit. Mirela Mishgjoni nga Vlora, është caktuar gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Vlorë në vitin 1996. Në dhjetor të vitit 2001 kundër saj u hap një proces disiplinor nga inspektorët e Këshillit të Lartë të Drejtësisë (KLD).

Mbi bazën e rezultateve të këtij procesi, prokurorisë iu kërkua të hapte një proces penal kundër ankueses. Hetimi filloi më 12 janar 2002 dhe çoi në pezullimin e ankueses nga puna po të njëjtën ditë. Në prill 2002, prokuroria e ndaloi hetimin penal për shkak të mungesës së provave. Pavarësisht kësaj, me 15 korrik 2002 KLD-ja e shkarkon nga detyra Mishgjonin, për shkelje flagrante të disiplinës profesionale, në një kohë që ishte me raport mjekësor. Pas shumë ecejakesh, Mishgjoni me 28 dhjetor 2004, i dërgon një kërkesë KLD-së për rishqyrtim çështjeje. Ajo kërkon që KLD-ja të trajtojë sërish çështjen e saj në përputhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Por, KLD e shkakron nga detyra për shkelje flagrante që diskreditojnë seriozisht pozicionin dhe imazhin e një gjyqtari. Ajo e apelon vendimin e KLDsë e Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë. Kjo e fundit vendos ta rikthejë në detyrë gjykatësen, e cila rinisi punën me 27 shkurt 2009.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here