Home Aktualitet Aksident ne autostraden Rreshen-Kalimash, 1 i vdekur dhe 2 te plagosur

Aksident ne autostraden Rreshen-Kalimash, 1 i vdekur dhe 2 te plagosur

797
0

Një aksident me pasojë një të vdekur dhe dy të plagosur ka ndodhur në aksin Rrëshen-Kalimash gjatë natës së mbrëmshme. Sokol Biba, 22 vjeç, ka mbetur i vdekur, ndërsa të plagosur rëndë janë Olsi Kolshi dhe Mark Lleshi. Të tre këta shtetas kanë qenë duke udhëtuar me automjetin e tyre, kur janë përballur me një sasi inertesh të hedhura në rrugë.

Burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë së Qarkut të Lezhës kanë bërë të ditur se shkak i aksidentit ka qënë hedhja e zhavorrit në mënyrë të qëllimshme nga dy shtetas. Sipas Policisë 49 vjecari Zef Nikolli ka porositur 48 vjeçarin Nikoll Gjecaj për të transportuar një kamion me zhavorr në Fan të Mirditës, dhe e kanë zbarkuar sasinë e zhavorrit në superstraden Rrëshen-Kalimash duke bllokuar në mënyrë të qëllimshme rrugën.

Në këtë moment një automjet me targa të Mirditës që drejtohej nga shtetasi Olsi Kolsi ka qënë duke lëvizur në këtë drejtim, drejtuesi i automjetit ka humbur kontrollin për shkak të inerteve në rrugë, dhe është përplasur. Si pasojë e këtij aksidenti janë plagosur rëndë tre shtetas drejtuesi i mjetit Olsi Kolsi si edhe dy pasagjerët që po udhëtonin në të njëjtin automjet Sokol Biba dhe Mal Lleshi.

Ndërkohë sipas policisë njëri prej tyre ka gjetur vdekjen, konkretisht Sokol Biba, ndërsa dy të tjerët janë transportuar në gjendje të rëndë shëndetësore në Spitalin ushtarak të Tiranës. Policia ka ndaluar shtetasi Nikoll Gjeçaj si edhe Zef Nikollin, ndaj të cilëve ka nisur procedimi penal.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here