Home Aktualitet Shqiperi-Maqedoni, nga sot lejohet kalimi me karte identiteti

Shqiperi-Maqedoni, nga sot lejohet kalimi me karte identiteti

1294
0

Ka hyrë sot në fuqi marrëveshja Shqipëri-Maqedoni për lëvizjen e ndërsjelltë të qytetarëve me karta identiteti. Marrëveshja përkatesë është nënshkruar në 1 dhjetor të vitit të kaluar në Tiranë mes zëvendëskryeministrit dhe ministrit te Punëve të Jashtme Edmond Haxhinasto, dhe ministrit të Punëve të Jashtme të Maqedonisë, Nikola Poposki.

Marrëveshja parashikon lehtësimin e mëtejshëm të lëvizjes së shtetasve ndërmjet dy vendeve duke përdorur për këtë qëllim edhe (kartat e identitetit).

Marrëveshja është propozim i palës shqiptare, i nxitur nga përvoja pozitive e përdorimit të kartave të identitetit si mjet udhëtimi me Republikën e Kosovës.

E njëjta marrëveshje zbatohet edhe me Malin e Zi. Marrëveshje të tillë Maqedonia deri tani ka arritur edhe me Serbinë dhe Malin e Zi, ndërsa pritet nënshkrimi i saj edhe me Republikën e Kosovës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here