Home Aktualitet Vdekja e Olldashit, mjeku: Koka ishte shume e prere, nuk e pret...

Vdekja e Olldashit, mjeku: Koka ishte shume e prere, nuk e pret xhami

731
0

Mjeku kërkon zhvarrimin dhe riekspertimin urgjent të kufomës së ish-deputetit

Kundërshton raportin se baxha e makinës solli goditjen vdekjeprurëse I ndjeri Sokol Olldashi kishte një plagë të madhe në kokë. Dëshmia është e një mjeku, që ka dijeni për ngjarjen e 20 nëntorit 2013, që i mori jetën ish-deputetit të PD-së, në një rrugë dytësore të segmentit Tiranë-Elbasan. Deklarimi i mjekut, që dëshiron të mbetet anonim, u bë pas publikimit të akt-ekspertimit autoteknik të automjetit me të cilin udhëtonte i ndjeri gjatë të ashtuquajturit aksident automobilistik, mbrëmjen e 20 nëntorit në rrugën e Kërrabës. “Ishte një plagë gjatësore e madhe. Kafka ishte e hapur nga prapa deri përpara dhe mungonte një masë trunore. Normalisht një plagë e tillë nxjerr mbi dy litra gjak, që do të thotë pellg gjaku në makinë dhe përreth, por çuditërisht makina, siç tregohet në akt-ekspertim, ishte e pastër brenda”-u shpreh mjeku. I pyetur nëse një plagë të tillë të thellë dhe vdekjeprurëse mund ta ketë shkaktuar xhami i baxhës së automjetit tip “Benz Mercedez”, mjeku u shpreh skeptik: “Xhami pret lëkurën, por jo kockën e kafkës që është shumë e fortë, siç quhet në gjuhën mjekësore. E përsëris që kafka ishte e hapur nga maja e kokës deri në nivelin e syrit me hundën si dhe kishte mungesë të masës trunore”-deklaroi ai për “Shekulli”.

[portfolio_slideshow id=11867]

Dyshimet e mjekut përforcohen nga mungesa e gjakut në brendësi të makinës nuk kishte asnjë shenjë. “Të gjitha airbagët e hapur, asnjë vegël e gjatë që mund të ketë shkaktuar plagën, kjo është pika dyshuese për mua”- u shpreh mjeku, duke shtuar se një përgjigje të qartë dhe të saktë do ta jete raporti i Mjekësisë Ligjore, i cili përmban edhe filmimet dhe fotot e kqyrjes së kufomës së të ndjerit.

“Shekulli” tentoi dje të merrte raportin e Mjekësisë Ligjore për ish-deputetin Olldashi, raport që duhej të ishte bërë I ndjeri Sokol Olldashi kishte një plagë të madhe në kokë. Dëshmia është e një mjeku, që ka dijeni për ngjarjen e 20 nëntorit 2013, që i mori jetën ish-deputetit të PD-së, në një rrugë dytësore të segmentit Tiranë-Elbasan. Deklarimi i mjekut, që dëshiron të mbetet anonim, u bë pas publikimit të akt-ekspertimit autoteknik të automjetit me të cilin udhëtonte i ndjeri gjatë të ashtuquajturit aksident automobilistik, mbrëmjen e 20 nëntorit në rrugën e Kërrabës. “Ishte një plagë gjatësore e madhe. Kafka ishte e hapur nga prapa deri përpara dhe mungonte një masë trunore. Normalisht një plagë e tillë nxjerr mbi dy litra gjak, që do të thotë pellg gjaku në makinë dhe përreth, por çuditërisht makina, siç tregohet në akt-ekspertim, ishte e pastër brenda”-u shpreh mjeku.

I pyetur nëse një plagë të tillë të thellë dhe vdekjeprurëse mund ta ketë shkaktuar xhami i baxhës së automjetit tip “Benz Mercedez”, mjeku u shpreh skeptik: “Xhami pret lëkurën, por jo kockën e kafkës që është shumë e fortë, siç quhet në gjuhën mjekësore. E përsëris që kafka ishte e hapur nga maja e kokës deri në nivelin e syrit me hundën si dhe kishte mungesë të masës trunore”-deklaroi ai për “Shekulli”. Dyshimet e mjekut përforcohen nga mungesa e gjakut në brendësi të makinës nuk kishte asnjë shenjë. “Të gjitha airbagët e hapur, asnjë vegël e gjatë që mund të ketë shkaktuar plagën, kjo është pika dyshuese për mua”- u shpreh mjeku, duke shtuar se një përgjigje të qartë dhe të saktë do ta jete raporti i Mjekësisë Ligjore, i cili përmban edhe filmimet dhe fotot e kqyrjes së kufomës së të ndjerit. “Shekulli” tentoi dje të merrte raportin e Mjekësisë Ligjore për ish-deputetin Olldashi, raport që duhej të ishte bërë publik të paktën brenda 24 orëve, por drejtues të saj thanë se ai mund të jetë në dispozicion nga java tjetër, duke qenë se në këtë kohë qëlluan edhe festat e nëntorit. Në raportin e ekspertëve autoteknik fjala gjak nuk përmendet në asnjë vend. “…gjatë kohës së kontaktit të dytë me tokën koka e drejtuesit të mjetit kapet nga dritarja e tavanit ana e djathtë ku kanë mbetur dhe flokët.

Ky është dhe momenti fatal ku drejtuesi i mjetit, për shkak të mosvendosjes së rripit të sigurimit bën lëvizje në funksion të rrotullimit të mjetit dhe koka e tij bie në kontakt me tehet e mprehta të kësaj dritare në pjesën e sipërme të kabinës e cila i shkakton dëmtime vdekjeprurëse drejtuesit të mjetit për shkak dhe të peshës së vetë mjetit”-thuhej ndër të tjera në akt-ekspertim. Mjeku që pranoi të flasë për “Shekullin” u shpreh se: “Po të ketë dyshime të arsyeshme, atëherë duhet të kërkohet zhvarrosja e trupit dhe një riekspertim tjetër, por kjo nuk duhet të kalojë kohë sepse bëhet dekompozimi i kufomës”.

Vdekja e Sokol Olldashit la pas një mori pikëpyetjesh, si në shumë prej ngjarjeve ku viktima ishin figura të njohura të politikës, apo të biznesit. Ende nuk ka një përgjigje, se çfarë rregjistruan kamerat e tunelit Tiranë- Elbasan, ku pretendohet se kaloi makina ku udhëtonte ish-deputeti i PD-së, që do të tregonin, orën e kalimit dhe sa persona ishin në të; pse makina më e sigurtë në botë nga cilësia dhe garanci teknike të frenimit dhe nuk frenoi edhe pse ecte me shpejtësi normale dhe të pranueshme 45 km në orë; pse varrimi u zhvillua me ngut, rreth 13 orë pas çuarjes së kufomës te Mjekësia Ligjore, siç ndodhi me 4 policët e vrarë në Durrës në 2009, ndërsa sot thuhet se ka dyshime për autorët e vrasjeve dhe së fundi a do të ketë edhe kjo ngjarje, fatin e dosjes “Xhindi”, mëse katër vite më parë.

Raporti i plotë, pikat e errëta të ekspertizës për Olldashin

Kur kanë kaluar më shumë se 7 ditë nga vdekja e deputetit Olldashi në një aksident të mistershëm mbrëmjen e 20 nëntorit, të tjera fakte dalin në dritë nga ekspertiza e plotë e kryer nga katër ekspertët autoteknikë të kontaktuar nga Prokuroria e Tiranës. E mistershme mbetet rrjedhja e alkoolit të frenave nga automjeti tip Benz i deputetit Olldashi, ndërkohë që dëmet e mjetit janë minimale. Dyshimet shtohen e dhe më shumë me shpejtësinë e ulët të mjetit, për të shkuar më pas tek momenti fatal që solli dhe humbjen e jetës.

Sipas katër inxhinierëve, të ndihmuar edhe nga koncensionari i Benzit në Tiranë, në momentin e rrotullimit të Benzit, mjeti ngrihet përsëri në një lartësi të vogël si rezultat i përplasjes së parë pa pasur mundësi rrotullimi dhe gjatë kohës së kontaktit të dytë me tokën, koka e drejtuesit të mjetit kapet nga dritarja e tavanit ana e djathtë ku kanë mbetur dhe flokët. Sipas ekspertëve, ky është dhe momenti fatal ku drejtuesi i mjetit për shkak të mos vendosjes së rripit të sigurimit bën lëvizje në funksion të rrotullimit të mjetit dhe koka e tij bie në kontakt me tehet e mprehta të kësaj dritareje në pjesën e sipërme të kabinës e cila i shkakton dëmtime vdekjeprurëse drejtuesit të mjetit për shkak dhe të peshës së vetë mjetit. Por ende ngjarja mbetet një mister edhe për vetë ekspertët. Ata deklarojnë se “edhe pse devijimi në kthesë mund të ketë ndodhur për tejkalim të moderuar të shpejtësisë në lidhje me gjendjen dhe ecurinë vijëpërkulur të rrugës, akoma mund të hipotizohet që faktorë të panjohur mund t’i kenë dhënë shkak devijimit”.

Raporti i plotë 

Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë Akt ekspertimi autoteknik si pasojë e daljes jashtë rruge në kushtet e errësirës dhe mot me shi.

Hyrje

Në datën 20 Nëntor 2013 rreth orës 22:00, në segmentin rrugor të rrugës interurbane dytësore Elbasan- Tiranë në Krrabë, pranë vendit të quajtur fshati Mushqe- ta, tek Lapidari pranë varrezave të këtij fshati, ka ndodhur një aksident ku është i përfshirë: Automjeti tip autoveturë e markës Mercedes Benz, me targa AA 003 HN, i drejtuar nga shtetasi Sokol Olldashi dhe që lëvizte në segmentin rrugor të rrugës interurbane dytësore Elbasan – Tiranë. Procesverbali i këqyrjes së mjetit Automjeti është autoveturë e tipit Mercedes Benz, me targë AA 003 HN, me ngjyrë të zezë, i drejtuar nga shtetasi Sokol Olldashi. Nga këqyrja e këtij automjeti vihen re këto dëmtime:Për të patur elementë të plotë për gjykim, Prokurori pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, z.Ramadan Troci vendosi të caktonte si ekspertë Ing.Artur Sulçe dhe Ing.Kastriot Yzeiri, Ing.Arjan Janku dhe Ing.Donetin Papa për t’iu përgjigjur pyetjeve të mëposhtme:

1. Cila është gjendja teknike e automjetit me targë AA 003 HN para dhe pas ndodhjes së aksidentit, referuar këqyrjes së mjetit, këqyrjes së vendit të ngjarjes si edhe dokumentacionit të mjetit?

 2. Cila është kinematika dhe dinamika e aksidentit ku ka mbetur i vdekur shtetasi Sokol Olldashi?

 3. Referuar të dhënave teknike të automjetit, e pajisjeve elektronike të inkorporuara në të, a ka lënë gjurmë në spidometrin e tij se sa ka qenë shpejtësia e lëvizjes së tij në momentin e ndodhjes së aksidentit?

4. Cila është sjellja e drejtuesit të mjetit në raport me sinjalistikën vertikale dhe horizontale të ndodhur në këtë segment rrugor ku është vërtetuar aksidenti?

5. Cila prej shkeljeve ka lidhje të drejtpërdrejtë me ardhjen e pasojës, pra cili është shkaku determinant i shkaktimit të aksidentit?

Përgjigje nr.1 

Për të gjykuar mbi gjendjen teknike të mjetit para aksidentit, do të gjykojmë mbi bazën e certifikatës së kontrollit teknik e cila rezulton brenda afateve ligjore, çfarë do të thotë se automjeti para aksidentit ka qenë në gjendje të rregullt teknike. Mjeti pas aksidentit u gjet i pa lëvizur në vendin e ngjarjes. Nga ana jonë u kontrollua dhe u provua funksionimi i sistemit të drejtimit dhe shoqëruar dhe me fotografi, u konstatua se i gjithë sistemi i drejtimit në të gjithë elementët përbërës të tij volanti, grupi i timonit, kokat paralele të zbarave janë të rregullta. Gjatë këqyrjes së pjesës së brendshme të mjetit, pasi u hap kofano e tij u konstatua se depozita e alkoolit të frenave ishte e zbrazët. U verifikua se kjo depozitë pas përplasjes nuk është e çarë dhe alkooli ka rrjedhur pasi mjeti është përmbysur. Pas kontrollit të sistemit të frenimit të mjetit, u kontrolluan elementët e tjerë dhe nuk rezultoi se ka probleme. Gjatë manovrës të bërë nga ana e manovratorit të kareotrecit në prezencë dhe të Prokurorit nga vendosja e ganxhës në paralelin e anës së djathtë, kjo e fundit u këput. Theksojmë se në momentin e këqyrjes, kur mjeti qe i pa lëvizur sistemi i drejtimit funksiononte normal.

Përgjigje nr.2 

Drejtuesi i mjetit lëvizte në një rrugë interurbane dytësore nga qyteti i Elbasanit në drejtim të qytetit të Tiranës. Segmenti rrugor ku ndodhi aksidenti ishte një kthesë në të majtë, ku siç thuhet dhe në procesverbalin e këqyrjes së vendit të ngjarjes, rruga ishte e gjerë 7 metra me asfalt dhe me lagështi në kushtet e errësirës. Kthesa nuk kishte gardreil (gardh mbrojtës metalik) në mënyrë që të mos lejonte mjetet që dalin nga kthesa në të djathte. Për të kuptuar fenom- enin e humbjes së kontrollit të mjetit dhe daljen e tij jashtë rruge në të djathtë (gjithmonë duke iu referuar drejtimit të lëvizjes së mjetit) po e sqarojmë në fillim nga ana teknike e cila rezulton: Në aksidentet rrugore, përkufizohen katër tipe të lëvizjeve rravguese: humbja e drejtimit, përmbysja, rravgim (shmangie, devijim) dhe devijim anësor. Fenomenet përkatëse të rravgimit të lëvizjes së automjeteve (ose kur ndodh veç mbajtjes së rrugës), shumë shpesh, ngatërrohen midis tyre ose më të tjera të natyrës së ndryshme, si, për shembull, ato të devijimeve të papritura, më pas me humbjet e kontrollit të mundshme të automjetit, të kryera nga shoferi që të shmangë një pengesë. Përsa i takon humbjes së drejtimit, është për t’u saktësuar që kjo vërtetohet vetëm në rrugë vijëpërkulur (por jo domosdoshmërisht në kthesa rrugore), kur automjeti i shqyrtuar nxitet (shtyhet) që të devijojë nga ana e jashtme e kthesës (d.m.th. të zhvendoset anash, për shkak të epërsisë së forcës centrifugale mbi forcën aderente, që, nga ana e saj, kundërvë rezistenca më parë në bazë të fërkimit në drejtimin e tërthorë me lëvizjen. Automjeti, si pasojë, mund të jetë çuar edhe jashtë rrugës. Fenomeni i përmbysjes që mund të jetë edhe i njëkohshëm me humbjen e drejtimit shfaqet kur qëndrueshmëria e automjetit kompromentohet në mënyrë të tillë që të përmbyset (rrëzohet) në një krahë (ai drejt të cilit fillimisht ka humbur drejtimin), sepse projektimi i qendrës së tij të rëndesës del nga baza e mbështetjes, zonë kjo e kufizuar nga rrotat.

Kjo gjë mund të vërtetohet sepse, gjatë lëvizjes anësore, automjeti ka takuar dhe përplasur një pengesë të pakalueshme (për shembull, kordoni i një trotuari, një lehe, etj.), ose nga shembja e rrugës (pjerrësia e shpatit të rrugës ). Nisur nga fakti që në këqyrjen e vendit të ngjarjes rruga ka qenë kthesë me asfalt të lagësht dhe meqë aksidenti nuk ka ndodhur si pasojë e një përplasje midis dy automjeteve, por si pasojë e daljes anësore në të majtë të një automjeti Benz me targa AA 003 HN që përshkonte një pjesë vijëpërkulur të kthyer në të majtë, vërtetimi më përcaktues nga ana kinematike është ai i vërtetimit të shpejtësisë së zotëruar nga mjeti.

Që shpejtësia ishte mbajtur e tregojnë: hapësira e përshkuar nga autovetura në momentin në të cilin ka filluar devijimi (rreth 10,9 metra), madhësia e dëmeve të vërtetuara nga autovetura për më tepër ato të përplasjeve të pësuara, nga e cila më e pranueshme është ajo me një pengesë fikse siç ishte rruga për në varrezat e fshatit pas përmbysjes dhe rënies në krahun e djathtë, kjo dhe për shkak të energjisë që zotëronte dhe momentit të rrotullimit për shkak të pjerrësisë së shpatit dhe diferencës së lartësisë së rrugës së varrezave me shpatin mjeti përmbyset dhe drejtuesi goditet në dritaren e ndodhur në tavanin e mjetit dhe merr dëmtime të mëdha në kokë.

 Ekspertiza: Mjeti doli nga rruga dhe u rrokullis vetëm një herë 

Në kuptimin e llogaritjeve dinamike dhe forcave të cilat kanë vepruar gjatë aksidentit, po japim shpjegimin e mëposhtëm: Nga laboratorë të specializuar të automobilave të cilat kanë për qëllim për të parë qëndrueshmërinë e pjesëve të veçanta të makinës, mënyrën e sjelljes së njeriut manekin në rastin e aksidentit, dëmtimet që pëson manekini etj, bëhen teste. Në mjaft goditje në shpejtësi të vogël, pjesëmarrësit pësojnë simptoma të ngjashme me “goditje përplasje” si dhimbje të qafës, shpatullave, krahëve si dhe dëmtimet e automjeteve. Teknikëve rikonstruktorë, në mënyrë frekuente iu kërkohet nëse dëmtimet mund të jenë rezultat i asaj që duket të jetë një ngjarje që ka pak rëndësi. Për të dhënë një përgjigje të përshtatshme, konstruktorët duhet të përcaktojnë “ashpërsinë“ e dëmtimeve, domethënë të evidentojnë ato vlera në nivelet e tolerancës njerëzore në plagosje. Në terma të përgjithshëm, ashpërsia e një goditje në aksidente është e lidhur me intensitetin e dëmeve të mjeteve të përfshirë në aksident. Gjithsesi, ka diferenca sinjifikative midis ashpërsisë së sipërfaqeve të ndryshme të së njëjtës autoveturë dhe të njëjtave sipërfaqe të autoveturave të ndryshme. Në goditjet anësore dhe në brinjë, dëmet janë më të dukshme, duke qenë se strukturat anësore janë të mbuluara me panele mjaftësisht të deformueshëm, kështu që prodhojnë dëme edhe në shpejtësi mjaft të vogla.

Niveli i tolerancës njerëzore në dëmtime 

Kur një mjet është goditur në pjesën e pasme, çdo gjë lëviz përpara, duke përfshirë edhe sediljet, trungun dhe kokën e të përfshirëve në aksident. Ata që janë të përfshirë në përplasje vuajnë një ndjenjë fundosjeje në sedilje, ndërsa koka e tyre pëson një rrotullim nga pas (kjo është origjina e mekanizmit të goditjes së ashpër) kur trupi fundoset në sedilje, ky shtypet dhe kur shtypja ndalon, kurrizi arrin shpejtësinë e njëjtë me atë të autoveturës. Sedilja shkarkohet, pra reagon si një sfungjer- sustë. Rezulton një lëvizje e kurrizit nga përpara më shpejt se autovetura. Si rezultat i kësaj ngritje, kurrizi mundet të lëvizë përpara afërisht 1,3 herë më shpejt se ndryshimi i shpejtësisë së autoveturës për efekt të goditjes. Kështu, nëse për efekt të goditjes së marrë në pjesën e pasme autovetura ka një ndryshim të shpejtësisë prej 8 km/orë, do të mund të lëvizë përpara me një shpejtësi prej 10,5 km/ore. Nëse okupuesi i mjetit ndjen këtë rritje shpejtësie, ajo varet nga shumë faktorë dhe në mënyrë të veçantë nga sjellja e rripave të sigurimit. Dëmtimet mund të merren, ndërkohë që koka rrotullohet komplet nga pas (lëvizje e iperstensionuar ), ose ndërkohë që koka rrotullohet përpara (lëvizje e iperflesionuar). Një pozicion i rregulluar i mbështetëses së kokës mund të ulë, të zvogëlojë rrotullimin pas dhe kështu në mënyrë potenciale ul riskun e marrjes së dëmtimeve.

 Shqyrtime

Së bashku me planimetritë dhe kërkimet teknike të kryera, lejohet të thuhet sa këtu sillet ne vijim: Automjeti tip Benz i përfshirë përballet me një kthesë në të majtë me rreze të ngushtë afërsisht R = 30 m mbi rrugën dhe në këtë rrethanë zotëronte njëfarë shpejtësie. Në këtë moment ka devijuar në të djathtë duke kapërcyer kthesën duke dalë komplet nga rruga, dhe duke ecur , më pas ka rrëshqitur në shpatin e pjerrët . Mjeti në dalje nga kthesa, nuk kishte shpejtësi të lartë, pasi po të ishte ndryshe mjeti do të kishte fluturuar në ajër dhe do të kishte rënë në rrugën e varrezave të fshatit, por vazhdimi i gjurmës është i vazhdueshëm, pavarësisht pjerrësisë së shpatit. Automjeti bie në krahun e djathtë në rrugën e varrezave të fshatit në fillim me pjesën e parë të krahut të djathtë dhe pastaj me pjesën e pasme dhe më vonë ka ndodhur rrotullimi. Mjeti pasi ka përshkuar rreth 11 m me gomat e krahut të djathtë në bankinë, ka dalë nga rruga e shpatit, pjerrësia e të cilit është mbi 45 gradë. Pasi goma e parë e krahut të djathtë ka dalë nga rruga, mjeti ka pësuar zhvendosje të pjesës së pasme djathtas gjë që shpjegon faktin se përse kemi një degëzim të gjurmëve të këtij krahu. Në këtë moment, gomat e krahut të majtë kanë qenë akoma në rrugë, dhe më pas gomat e krahut të majtë dalin nga rruga. I pozicionuar plotësisht në skarpatën e rrugës mjeti ka vazhduar lëvizjen mbi shkurret e dendura duke i ngjeshur dhe zhveshur ato.

Pasi ka ecur rreth 9 metra, mjeti me gjithë pjerrësinë e shpatit ka ndaluar në vendin ku shkurret janë të pa dëmtuara. I ndodhur në këtë pozicion, duke qenë se në të majtë të tij pjerrësia e shpatit është rreth 90 gradë, pasi është skarpata e kanalit kullues të rrugës së varrzave, mjeti ka filluar rrokullisjen. Pas rënies në krahun e djathtë, mjeti për shkak të energjisë që zotëronte, energjisë kinetike për shkak të lëvizjes drejtëvizore si edhe duke lëvizur në një shpat të pjerrët merr dhe një moment rrotullimi rreth qendrës së rëndesës së tij gjatë kohës që bie në rrugën e varrezave dhe përmbyset fort me rrotat në ajër, ku shkëputet dritarja e tavanit dhe për shkak të energjisë potenciale që zotëronte mjeti që ra nga lartësia si edhe momentit të rrotullimit.

Nga zotërimi i kësaj energjie potenciale në momentin e rrotullimit të benzit, mjeti ngrihet përsëri në një lartësi të vogël si rezultat i përplasjes së parë pa pasur mundësi rrotullimi dhe gjatë kohës së kontaktit të dytë me tokën, koka e drejtuesit të mjetit kapet nga dritarja e tavanit ana e djathtë ku kanë mbetur dhe flokët. Ky është dhe momenti fatal ku drejtuesi i mjetit për shkak të mos vendosjes së rripit të sigurimit bën lëvizje në funksion të rrotullimit të mjetit dhe koka e tij bie në kontakt me tehet e mprehta të kësaj dritareje në pjesën e sipërme të kabinës e cila i shkakton dëmtime vdekjeprurëse drejtuesit të mjetit për shkak dhe të peshës së vetë mjetit. Devijimi në kthesë mund të ketë ndodhur për tejkalim të moderuar të shpejtësisë në lidhje me gjendjen dhe ecurinë vijëpërkulur të rrugës, por akoma mund të hipotizohet që faktorë të panjohur mund t’i kenë dhënë shkak devijimit: Kufizohemi këtu në shënimin e një shqyrtimi të rëndësishëm.

Makina me shpejtësi të moderuar, nuk u përdor rripi i sigurimit

Përgjigje nr.3 

Nga kontrolli i mjetit me kompjuterin e koncensionarit të Benzit konstatojmë se shpejtësia në momentin e rënies përmbys të mjetit në gjendje qetësie ka qenë 11 km/h . Ndërsa shpejtësia minimale e daljes nga kthesa ka qenë e rendit V = 45 km/h.

Përgjigje nr.4

Nga këqyrja e vendit të ngjarjes, konstatojmë vetëm sinjalistikë vertikale e shoqëruar me përvijues të një kthese të ngushtë e cila tregon drejtimin e kthesës në të majtë si edhe përvijues plastik i thyer. Sinjalistika horizontale mungon. Në raport me kthesën dhe përvijuesin, drejtuesi i mjetit e ka marrë informacionin e nevojshëm në raport me gjendjen vijpërkulur dhe gjeometrinë e rrugës, pra drejtuesi i mjetit nuk ka qenë konformë kërkesave të nenit 144 paragrafi “Mosrespektimi i sinjalizimit rrugor”, ndërsa në rast se do të ishte gardreili mjeti nuk do të dilte jashtë rruge.

 Përgjigje nr.5

Referuar shpjegimeve të mësipërme konstatojmë se shkaku determinant teknik i ndodhjes së aksidentit janë shkeljet e kryera nga drejtuesi i autoveturës dhe konkretisht: Neni 139

Shpejtësia

 1. Është detyrë e drejtuesit të mjetit të rregullojë shpejtësinë e mjetit në mënyrë që, duke pasur parasysh karakteristikat, gjendjen dhe ngarkesën e mjetit, karakteristikat dhe gjendjen e rrugës, trafikun, si dhe çdo rrethanë tjetër të çfarëdo natyre, të mënjanohet çdo rrezik për sigurinë e njerëzve dhe mallrave dhe çdo shkak tjetër që krijon çrregullime për trafikun.

 2. Drejtuesi i mjetit duhet të ruajë gjithmonë kontrollin e mjetit dhe të jetë në gjendje të kryejë të gjitha manovrat e nevojshme në kondita të sigurta, veçanërisht frenimin e menjëhershëm të mjetit brenda kufijve të fushëpamjes dhe përpara çdo pengese të mundshme.

 3. Veçanërisht drejtuesi mjetit duhet të rregullojë shpejtësinë në pjesët e rrugës me fushëpamje të kufizuar, në kthesa, në afërsi të kryqëzimeve dhe shkollave, ose vendeve të tjera të frekuentuara nga fëmijët, të treguar me sinjale të caktuara, në pjerrësi të forta, në kalime të ngushta ose të rënduara, në orët e natës, në rastet e fushëpamjes së pamjaftueshme për shkak të kushteve atmosferike ose për shkaqe të tjera, gjatë kalimit në zona të banuara ose në pjesë të rrugës, anash së cilave ka ndërtesa.

Neni 144

Mosrespektimi i sinjalizimit rrugor 

1. Përdoruesi i rrugës është i detyruar të sillet në mënyrën e treguar nga sinjalizimi rrugor dhe nga polici i trafikut, sipas normave të neneve nga 38 deri në 43 dhe normave përkatëse të akteve në zbatim të kodit. Neni 170 Përdorimi i rripave të sigurimit dhe sistemeve të fiksimit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here