Home Ekonomi Rruga e Kombit, deshton tenderi per konçesionin

Rruga e Kombit, deshton tenderi per konçesionin

777
0

rruga-e-kombit“Panorama” shkruan sot se pesë kompanitë që kaluan deri në fazën e ofertës ekonomike për koncesionin e mirëmbajtës dhe operimit të Rrugës së Kombit janë tërhequr dhe tenderi pritet të shpallet sërish. Burime nga Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës bëjnë me dije se nga korrespondenca e vazhdueshme që u bë me kompanitë, asnjëra prej tyre nuk e cilësoi këtë projekt si fizibël.

Tenderi, i cili u hap në shkurt të 2012-s çoi deri te faza finale pesë kompani: “Strabag & Intertoll Consortium”, “J&P-Avax & Egis Consortium”, “Hochtief PPP Solution gmbh”, “autostrada Brescia-Verona-Vincenca- Padova s.a” dhe “Vinci concessions sas-Aktor concessions sp”. Të gjitha kompanitë ishin joint-venture (bashkim operatorësh) dhe të njohura në Shqipëri për punë që kanë kryer më parë ose ende në proces.

IFC-JA
Pas tërheqjes së kompanive, Autoriteti Rrugor Shqiptar i kërkoi edhe një herë asistencë Korporatës Ndërkombëtare Financiare lidhur me projektin. Nga studimi që IFC i bëri situatës, u dërguan edhe sugjerimet përkatëse në mënyrë që projekti i koncesionit të rrugës të bëhet më atraktiv për kompanitë që do të shprehin interes të jenë pjesëmarrëse në tender. Kështu, IFC kërkoi që Autoriteti Rrugor, si institucioni kryesor i përfshirë në proces, të shihte kushtet që lidheshin me investimin fillestar të kompanisë, por edhe kushtet për kufizimin e tarifës.

KUSHTET E REJA
Tenderi për dhënien me koncesion të operimit, menaxhimit dhe mirëmbajtës së Milot-Morinë pritet që të shpallet së shpejti dhe kushtet për kompanitë që do të shprehin interes kanë ndryshuar. Së pari ka ndryshuar vlera e investimit fillestar që koncesionari duhet të kryejë dhe që është ulur nga 100 milionë euro në 40 milionë euro. Gjithsesi, kjo vlerë parashikon ndërtimin e kryqëzimeve në disnivel dhe tunelit në Kukës, por ul gjatësinë e dublimit. Nëse më herët dublimi i autostradës do të niste nga Miloti, tani do të nisë nga Rrësheni.

Po kështu ka ndryshuar kushti për kufirin e trafikut. Nëse më herët shteti do të subvenciononte kompaninë nëse trafiku bie nën 2500 mjete në ditë, tashmë ky kufi po mendohet të bëhet 3500 mjete. Pra, për çdo mjet poshtë kësaj vlere koncesionari do të përfitojë para nga qeveria, ndërsa mbi këtë kufi fitimi do të ndahet mes palëve. Një ndër alternativat është që qeveria të përfitojë 30 për qind dhe kompania 70 për qind. Kushti i tretë që ka ndryshuar për tenderin lidhet me tarifën që do të ofrojë kompania. Gara do të jetë e hapur dhe tarifa më e mirë do të ketë prioritet, ndërkohë qeveria nuk do të vendosë një tavan për tarifën maksimale të ofruar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here