Home Ekonomi Inflacioni, 2 herë më poshtë se objektivi i Bankës së Shqipërisë

Inflacioni, 2 herë më poshtë se objektivi i Bankës së Shqipërisë

575
0

instatMe rënien e konsumit, efekti ka qenë i menjëhershëm tek çmimet. Si rrjedhojë niveli me bazë vjetore arriti në 1% në muajin nëntor. Ajo që vlen të theksohet se kjo shifër e inflacionit është 2 herë më poshtë objektivit minimal që kishte vendosur Banka e Shqipërisë.

Ndërkaq të dhënat e INSTAT-it tregojnë se krahasuar me një muaj më parë, Indeksi i Çmimeve të Konsumit është ulur me 0.5% në muajin nëntor. Për ketë muaj ndryshimi vjetor është 1.0%. I krahasuar po me të njëjtën periudhë një vit më parë kjo shifër ishte 2.5%. Indeksi i grupit “Ushqime dhe pije jo alkoolike” shënoi ulje me 1.4%. Në nëngrupin “fruta” vërehet ulja më e madhe, e cila është  11,4%. Këtu mund të përmendim uljet e çmimeve të portokalleve me 38,5%, limonave me 32,2%, mandarinave me 19,7%, kivi me 9,6%, etj.

Edhe në disa nëngrupe të tjera të grupit të ushqimeve mund të vërehen disa ule çmimesh të rendësishme. Ketu mund të vëmë në pah  uljet në nëngrupin “vajra dhe yndyrna” me 0.4%, “bukë dhe drithëra” me 0.3%, etj. Indeksi i nëngrupit “zarzavate përfshirë patatet” shënoi ulje prej 0.5%, ku mund të përmendim uljet e çmimeve të lulelakrës me 36.4%, spinaqit me 29.0%, sallatës jeshile me 20.6%, kastravecit me 6.9%, domateve me 3.1%, etj. Ndërkohë, indeksi i grupit “Qera, ujë, lëndë djegëse dhe energji” shënoi një rritje prej 0,3 përqind, ku mund të veçojmë rritjen e çmimit të lëndëve djegëse me 1,3%. Indeksi i grupit “Transporti” ka shënuar ulje prej 0,2%.

Në këtë grupi çmimi i naftës shënoi një ulje prej 0,6%, ndërsa çmimi i benzinës shënoi një rritje prej 0,2%. Indeksi i grupit “Veshje dhe këpucë” nuk ka ndryshuar, brenda tij indeksi i nëngrupit “këpucë” ka shënuar një rritje prej 0,1%. Indeksi i grupit “Pije alkoolike dhe duhan” shënoi një rritje prej 2,2%, brenda këtij grupi çmimi i pijeve alkoolike shënoi një ulje prej 0,3%, ndërsa çmimi i duhanit shënoi një rritje prej 4,1 %.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here