Në konfliktin rreth bllokimeve të rrugëve në veri të Kosovës, të ngritura ilegalisht, NATO-ja i ka vënë pakicës serbe, që jeton atje, një ultimatum. Komandanti gjerman i trupës mbrojtëse KFOR, Erhard Drews, kërkoi një “qasje të pakushtëzuar dhe të përhershme” në kufirin me Serbinë. Në qoftë se barrikadat nuk hiqen në fundjavë, atëherë këtë do ta bëjë KFOR-i të hënën, theksoi Drews.