Home Aktualitet Fier, vëllezërit plagosin njëri-tjetrin

Fier, vëllezërit plagosin njëri-tjetrin

511
0

Një përleshje me armë ka ndodhur gjatë mbrëmjes së ditës së premte në qytetin e Fierit ndërmjet dy vëllezërve me mbiemrin Sula.
Ende nuk bëhet e ditur arsyja pse ka ndodhur ky akt ndërmjet tyre, por gëzhojat e armës janë ende në lagjen “1 Maji”, vendi ku ka ndodhur kjo ngjarje e rëndë.

Të dy vëllezërit janë konfrontuar fizikisht, gjatë të cilit janë përdorur sende të forta e pastaj është kaluar në përdorimin e pistoletës. Nga goditjet me sende të forta, por edhe të armës së zjarrit kanë mbetur të plagosur Mehmet Sula dhe vëllai tjetër, indetiteti i të cilit ende nuk bëhet i ditur.

Mësohet se të dy janë shtruar në spitalin rajonal në Fier. Policia e cila menjëherë është drejtuar për në vendin e ngjarjes, ka nisur hetimet paraprake.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here