Home Aktualitet Policia franceze angazhon 88,000 forca per kapjen e vrasesve

Policia franceze angazhon 88,000 forca per kapjen e vrasesve

696
0

forca-policie-francezeForcat policore Franceze ndodhen në gatishmëri pas katër sulmeve të përsëritura në vetëm pak orë në kryeqytet e jashtë tij, duke siguruar kufijtë e duke bllokuar portet e vendit. Shumë skuadra të ndërhyrjes speciale vijojnë kërkimet dhe ndjekjen e të dyshuarve në veri të Francës duke u përqendruar kryesisht në zonën Villers-Cotterets, zonë ku dyshohet se janë parë për herë të fundit. Mendohet se autorët e dyshuar janë fshehur në një shtëpi dhe në afërsi të zonës kanë mbërritur forcat speciale që po ndihmohen dhe nga helikopterë monitorues.

Ministri i Brendshëm francez ka bërë të ditur se për kapjen e dy vëllezërve Kouachi janë angazhuar 88.000 forca policie dhe trupa ushtarake.
forca-policie-franceze1
Dy autorët e dyshuar të masakrës janë të maskuar dhe të armatosur dhe sipas policisë në makinën e tyre janë gjetur flamuj të xhihadistëve dhe bomba molotovë. Dy vëllezërit Cherif dhe Said Kouachi fillimisht janë lokalizuar në veri të Francës në rajonin e l’Aisne pasi kanë ndaluar në një pikë karburanti, dhe dëshmitarë okularë kanë pikasur armët tip kallashnikov në pjesën e prapme të makinës së tyre “Renaul Clio” ngjyrë gri.

Në vazhdën e hetimeve deri më tani janë kryer 7 arrestime, përfshirë persona të ndryshëm dhe të afërm të dy terroristëve të dyshuar, mes tyre dhe Hamyd Mourad, 18-vjeçari i vetëdorëzuar i cili dyshohet se ka ndihmuar në arratisjen e dy terroristëve të dyshuar, me të cilët ka lidhje familjare. Megjithatë deri më tani nuk ka asnjë akuzë ndaj tij për shkak se adoleshenti ka një alibi, që konfirmohet dhe nga shokët e shkollës se ka qenë në mësim në kohën e sulmit.
forca-policie-franceze2
Dy vëllezërit Kouachi janë shpallur tashmë njerëzit më të kërkuar në Francë pas sulmit në redaksinë e revistës satirike “Charlie Hebdo” ku mbetën të vrarë tetë gazetarë, dy policë, një i ftuar e një recepsionist dhe u plagosën disa të tjerë. Të armatosur me kallashnikov, dy franko-algjerianët qëlluan me breshëri ndaj redaksisë, ndërsa stafi ishte duke bërë mbledhjen e përjavshme.

Al Kaeda: Falenderojmë ata që morën hak për Profetin
Ora 16:33 “Ne falënderojmë ata që hak për Profetin”. Me një X të kuqe në fytyrë fotografia e kryeredaktorit të revistës, Stéphane Charb është ribotuar në web ‘lista e të kërkuarve’ të Al Kaedës. Lajmi bëhet i ditur nga ekspertët e monitorimit të ekstremizmit islamik në internet. Manifesti i ri përmend shprehjen “Pluhuri kurrë nuk do të zërë vend ” titull i një prej fjalimeve më të famshme të Imami Anwar al Awlaki Awlaki, ndjekës i Osama bin Laden, i vrarë nga një dron amerikan në Jemen në vitin 2011.

Por në konsideratë nga autoritetet përkatëse, janë marë edhe 11 emrat, të cilëve u rrezikohet jeta nga terroristët, që janë në listën ku shënohej me një X të kuqe në fytyrë fotografia e Charb, duke simbolizuar eleminimin e tij. “Kërkohen për krime ndaj islamin” titullohet posteri i shpërndarë në gjuhën angleze, ku mes 11 personave në listë është edhe politikani konservator danez, Gert Vilders dhe shkrimtari i famshëm Selman Ruzhdi, mbi të cilin është lëshuar edhe një fatva nga Ajatollahu iranian, Khomenei për publikimin e romanit “Vargje Satanike” në vitin 1989.

Në listë gjithashtu është vendosur edhe karikaturistët danezë, Kurt Vestergard, autor i karikaturës së profetit Muhamed me një bombë mbi çallmë. Dhe Lars Vilks, lideri i ekstremit të djathtë në Holandë. Sikurse Sharbonie, edhe Vestergard i kanë mbijetuar disa atentateve dhe jeton vazhdimisht në sigurinë e policisë.

Të tjerë në listë janë edhe redaktorët e gazetës daneze që i publikoi karikaturat, Karsten Juste dhe Fleming Rouz, prifti amerikan Terri Xhons, që dogji publikisht Kuranin në vitin 2010, si dhe disa personazhe të tjerë që sipas grupimit terrorist kanë ofenduar fenë islame.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here