Home Ekonomi Kontrabanda e Kromit, ndalohen te tjere kamione

Kontrabanda e Kromit, ndalohen te tjere kamione

665
0

kamione-kromPolicia ka ndaluar ditën e sotme në Mirditë 4 kamionë të ngarkuar me mineral kromi, vetëm një ditë pasi policia e Lezhës ndaloi 15 kamionë me krom.
Sipas policisë, kromi që po transportohej me kamionët, nuk kishte dokumentacionin e nevojshëm ligjor.
Ndërkohë në lidhje bllokimin e kamionëve ka nisur edhe një hetim, ndërsa janë marrë në pyetje drejtuesit e mjeteve.
Çështja tashmë i ka kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor për veprën penale “Fshehje të ardhurave” dhe “Falsifikim dokumentesh” kryer në bashkëpunim.
Ndërkohë, ditën e djeshme gjatë një operacioni të ndërmarrë nga policia e qarkut të Lezhës u ndaluan 15 kamionë të ngarkuar me mineral kromi dhe 4 kamionë të ngarkuar me inerte, për të cilët transportuesit nuk kishin dokumentacionin përkatës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here