Lajmetshqip ka mësuar emrat e 6 ministrave teknikë dhe të zv/kryeministrit të ri që Rama dhe Basha kanë rene dakort kete te diele.
Kryeministri do t’i coje per dekretim tek Presidenti dhe neser do te marrim votat edhe ne seancen e jashtezakonshme ne Parlament.
Zv/kryeministër– Ledina Mandia
Minister i Brendshem– Dritan Demiraj
Minister i Financave– Helga Vukaj
Minister Drejtësie– Gazmend Bardhi
Minister i Arsimit dhe Sportit– Mirela Karabino
Minister i Shëndetësisë– Arben Beqiri
Minister i Mirëqenies Sociale – Xhuljeta Kërtusha.
Ledina Mandia e cila pritet te emerohet zv/kryeministre, ka qenë Avokate e Shtetit. Ështe thirrur së fundmi si deshmitare tek komisioni hetimor per CEZ.
Kolonel Dritan Demiraj do jetë Ministër i Brendshëm. Ai ka 24 medalje në ushtri dhe 27 në sport. Komandant i Forcave Speciale të Ushtrisëdhe trajnues i misioneve “Eagle” (nga 1-7). Pedagog, autor i disa manualeve ushtarake “Nderi i Kombit” me dekoratë presidenciale.
Është liruar pas 31 vitesh kontribut në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë, nga Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli.
Gazmend Bardhi i cili pritet te emerohet Minister Drejtësie eshte pjese e grupit te juristeve te PD dhe ka qene ne grupin e punes se PD per reformen ne drejtesi.
Helga Vukaj emerohet Ministre e Financave. diplomuar në Jurisprudencë (2000). Ka qenë Juriste në Presidencë, Drejtor Drejtorie në Ministri të Brendeshme, zv drejtor i Përgjithshëm në Agjensinë e Kthimit dhe Kompesimit te pronave, dhe në KLSH si Drejtoreshë e Përgjithshme.
Arben Beqiri qe pritet te jete Minister i Shëndetësisë, eshte mjek dhe pedagog. Punon pranë Shërbimit te Kirurgjisë Digjestive.
Xhuljeta Kërtusha, pritet te jete Ministre e Mirëqenies Sociale, ish-nënkryetare e Forumit Rinor të Durrësit.