Disa prej personave qe dyshohet se jane te perfshire ne tentativen per grusht shteti ne Turqi, mund te jene strehuar ne Shqiperi.
Alarmin e ka dhene Prokurori i Përgjithshëm i Turqisë, Mehmet Akarca, i cili ne nje takim me homologun e tij shqiptar Adriatik Llalla, i ka kerkuar ketij te fundit hetime per keta persona.
“Prokurori i Përgjithshëm i Turqisë, Akarca kërkoi bashkëpunimin e autoriteteve shqiptare për hetimin e disa prej personave të përfshirë në ngjarjet e 15 Korrikut 2016 në Turqi, për të cilët institucionet ligjzbatuese turke kanë dyshime se strehohen në Shqipëri”, thuhet ne njoftimin zyrtar te shperndare per mediat.
Nga ana e tij, Llalla vlerësoi bashkëpunimin e vazhdueshëm me autoritetet turke në luftën kundër krimit të organizuar dhe, në veçanti, trafikut të lëndëve narkotike.
Prokurori i Përgjithshëm i Shqipërisë i sugjeroi homologut të tij turk mundësinë për nënshkrimin e një marrëveshjeje dypalëshe, e cila do t’i shërbejë shkëmbimit në kohë reale të të dhënave hetimore për çështje me interes të përbashkët.
Gjatë takimi, Prokurori i Përgjithshëm i Turqisë, z. Akarca, i konsideroi shumë të rëndësishme raportet me autoritetet shqiptare dhe garantoi se kjo frymë bashkëpunimi do të vijojë të forcohet edhe në të ardhmen.
Zoti Akarca foli gjithashtu për nevojën e forcimit të bashkëpunimit rajonal e më gjerë, nisur nga rreziku i përhapjes së terrorizmit në Ballkan e në Europë.