Home Sport Ambasada Britanike refuzon vizat per kombetaren U-21

Ambasada Britanike refuzon vizat per kombetaren U-21

809
0

kombetarja-u21Ambasada Britanike nuk u jep vizën lojtarëve të përfaqëueses kombëtare U-21, për ndeshjen miqësore që këto të fundit do të bënin më 6 gusht në Skoci ndaj Katarit. Lajmi bëhet i ditur nga Federata Shqiptare e Futbollit përmes një njoftimi në faqen zyrtare, veprim ky i cilësuar absurd dhe i paprecedentë nga FSHF.

Sipas kësaj të fundit, të gjitha procedurat e aplikimit dhe dokumentacioni përkatës është dorëzuar në kohë në ambasadën Britanike, ndërsa përgjigja e kësaj të fundit ka qenë një refuzim “për arsye financiare”

“Federata Shqiptare e Futbollit, kërkon të informojë median dhe të gjithë opinonin shqiptar, në lidhje me mospjesëmarrjen e Ekipit Kombëtar Shqiptar U-21, në ndeshjen miqësore kundër homologëve të Katarit, që do të zhvillohej në 6 gusht në “Dandy United Stadium”, të Skocisë. Sot më datë 4 gusht, ekipi priste që të merrte vizat dhe të nisej për në Skoci, por përgjigja e Ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar, ishte një refuzim i papritur sidomos “për arësye financiare!”, pavarësisht dokumentacionit të plotë e të dorëzuar në afat. Federata Shqiptare e Futbollit, shpreh shqetësimin dhe indinjatën e saj në lidhje me këtë procedurë absurde.” skhruan FSHF në njoftimin e saj, ndërsa i kërkon ndjesë homologëve të Katarit.

Në vijim, Federata Shqiptare, nënvizon se lidhur me këtë janë njoftuar organet e futbollit botëror (FIFA dhe UEFA), ndërsa i bën thirrje Ministrisë së Jashtme për të kërkuar shpjegime lidhur me këtë incident, që siç thekson FSHF cënon imazhin e futbollit shqiptar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here